Shkurt.ch
Gjermania hedh poshtë Marrëveshjen Tatimore me Zvicrën
Në shumicën e landeve të Gjermanisë SPD në koalicion me të Gjelbrit ose edhe me CDU-në. Kjo përbërje reflektohet edhe në Bundesrat
Bundesrati gjerman (Dhoma e landeve, republikave federale) ka hedhur poshtë marrëveshjen në mes të qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë për tatimet. Me gjithë këtë refuzim, politikanët zviceranë shpresojnë për një kompromis, që, sipas tyre mund të ndodhë më 14 dhjetor.
Shpresat mbështeten te qeveria gjermane, e cila ende nuk është dorëzuar. Kështu, nënshkruesi i marrëveshjes nga pala gjermane, ministri i financave, Wolfgang Schäuble ka thënë se do t`i propozojë qeverisë të bëjë përpjekje përmes një komisioni ndërmjetësues që t`i bindë landet që qeverisen nga SPD dhe të gjelbrit për ta përkrahur marrëveshjen.
Siç dihet, në shumicën e landeve të Gjermanisë qeveris SPD në koalicion me të Gjelbrit ose edhe me CDU-në apo FDP-në. Kjo përbërje reflektohet edhe në Bundesrat, kështu që refuzimi i marrëveshjes ishte pothuajse i sigurt.
Ndërsa të majtët përgjithësisht kanë qenë gjatë gjithë kohës kundërshtarë të vendosur të saj.
Sipas kundërshtarëve të marrëveshjes tatimore, me nënshkrimin e saj i mundësohet Zvicrës të mbajë sekret identitetin e bishtnuesve gjermanë të tatimeve, të cilët bartin pasurinë e tyre në bankat zvicerane.
Këshilli Federal i Zvicrës ka reaguar me maturi ndaj këtij refuzimi. Kështu, ministrja e financave që njëherësh është edhe presidente e vendit, Eveline Widmer-Schlumpf ka shprehur mendimin se marrëveshja megjithatë do të shpëtohet. Ngjashëm kanë deklaruar edhe politikanët tjerë të rëndësishëm të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













