Jeta në Zvicër
Garazhi zviceran mbyll autolarjen për të kursyer ujin
Kush dëshiron aktualisht ta lajë automjetin në garazhin Scheidweg në Appenzell, do të gjendet para dyerve të mbyllura. Për të kursyer ujë, larja e automjeteve është mbyllur për një periudhë të shkurtër
“Me sparid wasse (Jemi duke kursyer ujin)” është shkruar me shkronja të mëdha në gjuhën gjermane të Kantonit Appenzell në autolarjen e veturave në garazhin Scheidweg në Appenzell. “Për shkak të mungesës së tanishme të ujit, ne i mbyllim hapësirat tona të larjes deri në një moment tjetër”. Pllakati i ka rënë në sy një lexuesi të rregullt të “20 Minuten”, i cili atje ka dashur ta lajë veturën e tij. Megjithatë, ai është nuk nevrikosur, por ka shtuar: “Mendoj se kjo është një gjë e mirë”, njofton Albinfo.ch.
Ideja e një veprimi të tillë, operatorëve iu ka ardhur pas valës aktuale të nxehtësisë, gjegjësisht për shkak të thatësisë dhe mungesës së ujit. “Ne kemi dashur të bëjmë diçka të mirë për natyrën, kështu që si garazh, mund të japim një kontribut të vogël”, thotë Karin Koller nga departamenti i administratës dhe marketingut i garazhit Scheidweg. “Në një të ardhme të afërt, do ta mbyllim edhe makinën larëse vetëshërbyese”.
Edhe veturat që aktualisht janë në garazh, nuk do të lahen automatikisht pas shërbimit. “Klientëve tanë u japim nga një kupon, të cilin ata mund ta shfrytëzojnë tek ne me një datë të mëvonshme”, thotë Koller.
Me këtë, garazhi kursen shumë ujë. Koller llogarit me 120 litra ujë për çdo larje. “Mesatarisht, kemi rreth 50 larje në ditë, kështu që mund të kursejmë rreth 6.000 litra ujë në ditë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











