Kosova
Ndahen çmimet vjetore “Mërgimtari i Vitit”
Çmimi “Mërgimtar i vitit” iu dha Mark Gjonajt, ndërsa çmimi “Post Mortem” iu nda ish- futbollistit Fadil Vokrri
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në një ceremoni solemne të mbajtur në rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova ka ndarë çmimet “Mërgimtari i Vitit” në fushat e parapara sipas ligjit në fuqi.
Gjatë kësaj ceremonie, ku si nikoqir ishte zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, morën pjesë edhe ministri i Diasporës i Maqedonisë, Edmond Ademi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, familja e presidentit Ibrahim Rugova, si dhe tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ceremoni iu ndanë çmimet pjesëtarëve të diasporës shqiptare për kontributin e tyre dhënë në fushat e ndryshme gjatë vitit, për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, historik e gjuhësor shqiptar.
Çmimet:
Çmimin “Mërgimtar i vitit” në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë e mori Besnik Miftaraj.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” në fushën e kulturës iu dha tenorit të njohur Ramë Lahaj.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” në fushën e sportit iu dha dy futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” në fushën e veprimtarisë afariste iu dha Bekim Brestovcit.
Çmimi i Nderit iu nda Rosario Petta, kryetar i komunës Hora Arbëreshëve në Sicili, dhe Agron Bajrami, themelues e koreograf i shkollës së vallëzimit “Shota” në Zvicër.
Çmimi “Mërgimtar i vitit” iu dha Mark Gjonajt, ndërsa çmimi “Post Mortem” iu nda ish- futbollistit Fadil Vokrri, njeriu që bëri shumë për njohjen e sportit në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C













