Shqipëria
Sa vrasje ndodhen brenda vitit në Shqipëri?
Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë
Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat.
Ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit (2015) ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja.
Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së, shkruan ‘monitor’.
Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2015, 3 600 (0.7%) ishin për shkak të sulmeve të njerëzve ndaj njëri tjetrit. Shumica e viktimave ishin burra (64%), përcjell albinfo.ch.
Në BE, në terma absolutë, Gjermania kishte numrin më të lartë nga vrasjet (441 vdekje) më 2015 dhe Italia (395) regjistruan vdekjet më të mëdha nga sulmet në vitin 2015. Ata u pasuan nga Franca (340), Rumania (301) dhe Polonia (293).
Numri i lartë i vrasjeve në vlera absolute vjen për shkak të popullsisë së madhe të këtyre vendeve. Vrasjet për 100 banorë në këto vende janë më të ulëtat në BE.
Vrasjet rezultojnë të jenë të larta për numrin e popullsisë në vendet ballatike.
Me 5,1 vdekje në 100 000 banorë, Letonia ka regjistruar normën më të lartë të vrasjeve në mesin e shteteve anëtare të BE-së në vitin 2015. Dy shtetet e tjera anëtare të Baltikut, Lituania (4.1 vdekje për shkak të vrasjeve) dhe Estonia (3.6) shkalla relativisht e lartë e vdekjeve për shkak të sulmeve.
Në kundërt të shkallës, në vitin 2015, normat më të ulëta të vdekjeve për shkak të vrasjeve u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar (0,1) për 100 mijë banorë, Irlandë, Francë dhe Gjermani (të gjitha 0,5).
Në BE-së, norma e vdekjeve nga vrasjet ishte mesatarisht 0.7 për 100 000 banorë në 2015, ndërsa në Shqipëri 1.8.
Në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 u raportuan 25 vrasje gjithsej nga organet e rendit, me rënie në raport me një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












