Intervista
Serwer: SHBA do të thotë jo ndryshimin e kufijve
Ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për të gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Daniel Serwer, profesor në Universitet, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, Serbia gjithmonë ka dashur ta ndajnë Kosovën, por risi është këmbëngulja e presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjojë kufirin në pjesën e Lindjes.
Ai thotë se Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet të mbyllen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Radio Evropa e Lirë: Përse diskutimet për ndarjen e Kosovës po vazhdojnë përkundër qëndrimit të Berlinit dhe Londrës se ata janë kundër ndonjë ndryshimi të kufijve në Ballkan?
Daniel Serwer: Mendoj se pozicioni gjerman është kritik. Pa mbështetje gjermane, kjo ide e korrektimit të kufijve, këmbimi i territoreve, ndryshimi i tokës, quajeni si të doni, thjeshtë nuk mund të shkojë më tutje. Mendoj se Serbia, gjithmonë ka qenë e interesuar në këtë ide. Vuçiqi e ka shtyrë këtë ide para edhe fundmi, por ka qenë mendim i përbashkët në Beograd për një kohë të gjatë. Është risi që kohëve të fundit edhe kryetari Thaçi ka folur për këtë. Personalisht mendoj se ishte gabim shumë i madh nga ana e tij. Vuçiq dëshiron të flasë vetëm për korrigjimin e kufirit në pjesën veriore, Thaçi dëshiron të korrigjojë kufirin e Kosovës vetëm në lindje dhe ju e dini se nuk ekziston vetëm një mënyrë e korrigjimit të kufirit. Ata duhet të shkëmbejnë territorin dhe një shkëmbim territori do të dëmtonte interesat e tyre, sepse Serbia gjithmonë ka dashur të mbajë kontroll mbi rrugën veri-jugore drejt detit në Selanik dhe Kosova gjithmonë ka dashur të mbajë kontrollin mbi furnizimin me ujë (nga Liqeni i Ujmanit) në pjesën veriore. Unë nuk mendoj se kjo marrëveshje mund të bëhet. Mendoj se Merkel ka bërë një favor të madh duke thënë jo. Mendoj se edhe amerikanët duhet të thonë gjithashtu jo. Kanë qenë të ngadalshëm për të bërë këtë, por dua të besoj se do të thonë një jo të qartë dhe kritike, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Radio Evropa e Lirë: Shumëkush në Kosovë dhe Serbi thotë se ideja për ndarjen e Kosovës po mbështetet nga amerikanët?
Daniel Serwer: Nuk besoj se ekziston ndonjë provë e mbështetjes së kësaj ideje nga amerikanët. (Kryeministrja serbe) Brnabiq dhe (ministri punëve të Jashtme) Daçiq erdhi në Uashington duke e shtyrë fuqishëm këtë ide përpara, përfshirë edhe njerëz të afërt me presidentin Trump dhe amerikanët thanë: “Në rregull, ne do të dëgjojmë se çfarë keni për të thënë, ejani te ne me disa ide”. Nuk mendoj se amerikanët kanë menduar ndonjëherë që faktikisht të miratojnë idenë, ata vetëm kanë menduar të dëgjojnë dhe kjo është interpretuar në Ballkan si mbështetje. Unë nuk shoh mbështetje për ndonjë ide për ndarje në Uashington dhe mendoj se në fund amerikanët do të thonë një jo shumë të qartë. Radio Evropa e Lirë: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje dhe realizimin e idesë për ndarje, a mendoni se kjo gjë do të ishte një problem i madh në procesin e eurointegrimeve të Serbisë dhe Kosovës? Daniel Serwer: Sigurisht, mund të ketë lëvizje masive të popullsisë. Kosova ka qenë shumë e kujdesshme sa i takon kësaj. Është shumë e qartë se nëse katër komuna veriore i jepen Serbisë atëherë serbët që jetojnë në jug të Kosovës do të evakuohen. Dhe ati, Sava Janjiq (nga Manastiri i Deçanit) ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë dhe i kupton implikimet për ndarjen e Kosovës dhe atë publikisht e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Ai poashtu mund të mos pranojë pavarësinë, por ai në veçanti kundërshton ndarjen për shkak të implikimeve që mund të ndodhin me serbët në pjesën jugore të Ibrit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Kosova nuk do të mbetet një shtet i pavarur nëse ka ndarje. Nëse ka ndarje mund të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë duke krijuar kaos në Ballkan. Kjo do të japë çdo shpresë për pranimin në Bashkimin Evropian në një ardhmëri dhe gjithashtu do të përfundonte edhe Serbia e Serbisë për Bashkimin Evropian.
Pra, ka rrezik të madh këtu edhe për ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, dhe kjo vlen për Prishtinën dhe Beogradin. Ata duhet ta dinë këtë gjë se ata tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës, dhe duhet ta mbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër Votimi fizik për qytetarët e regjistruar paraprakisht zhvillohet në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih – lejohet edhe... -
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar -
Finlandë
Rina Januzi triumfon në Finlandë, fiton trofeun e festivalit prestigjioz “Can U Louhela Jam 2026” -
Suedi
Histori frymëzuese nga Suedia: Mihrije Fejza specializon me sukses në stomatologji -
Austri
Mes dy kulturave, një sukses, historia e Algjerina Ruhanit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra mban një nga normat më të ulëta të papunësisë së të rinjve në Evropë Sistemi dual i arsimit profesional si çelës i suksesit ekonomik dhe integrimit në tregun e punës... -
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër














