Kosova
IPK deklarohet për vrasjen në Brekoc dhe hetimet ndaj policëve
Inspektorati Policor i Kosovës, me anë të një njoftimi ka dhënë detaje për vrasjen, e cila ndodhi më 7 gusht
Inspektorati Policor i Kosovës më 8 gusht, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave nga zyrtarët policorë në lidhje me rastin “Vrasje e rëndë”, e cila ka ndodhur në fshatin Brekoc – Gjakovë, shkruan Albinfo.ch.
Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime të ndryshme hetimore në konsultim me prokurorin kompetent për të vlerësuar reagimet policore dhe rrethanat e rastit.
“Me datën 07.08.2018, në orët e pasdites viktima V. M. Ndrecaj së bashku me vëllanë e saj kishte kontaktuar Policinë e Kosovës respektivisht zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës duke potencuar para hetuesve se kishte pranuar disa mesazhe elektronike ( përveç mesazhit kërcënues, kishte edhe mesazhe me përmbajtje të lutjes për t’u kthyer viktima në familje) nga i dyshuari P.Ndrecaj (bashkëshorti i saj). I dyshuari në datën e njëjtë kishte shkuar te shtëpia e prindërve të viktimës së bashku me disa të afërm të tij dhe kishte kërkuar nga e njëjta që të kthehet te shtëpia e tij në fshatin Bitesh.
Pas intervistimit të viktimës nga hetuesit policorë, të njëjtit janë konsultuar me prokuroren kujdestare dhe kanë iniciuar rastin “Kanosje” ndaj të dyshuarit P.Ndrecaj”, shpjegon IPK.
Tutje thuhet se pas hapjes së rastit, hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve operative, ku fillimisht kishin shkuar në fshatin Bitesh tek shtëpia e të dyshuarit me qëllim të shoqërimit të tij në polici për ta intervistuar lidhur me rastin “Kanosje”. “Pasi hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë të dyshuarin nuk e kishin hasur në shtëpinë e tij, të njëjtin janë munduar që ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, por i dyshuari nuk ishte përgjigjur në telefon”, thuhet në njoftimin e IPK, shkruan Albinfo.ch.
IPK ka thënë se duke ju referuar shkresave të rastit nga Policia e Kosovës është vërtetuar se viktima as në datën kritike nuk kishte kërkuar mbrojtje nga ana e zyrtarëve policorë.
“E gjithë kjo përpjekje e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjakovë për ta hasur dhe kontaktuar të dyshuarin P.Ndrecaj ka vazhduar deri pas orës 18:30 të datës 07.08.2018.
Për gjitha këto veprime të ndërmarra nga zyrtarët policorë, të njëjtit kanë informuar po atë ditë prokuroren kujdestare të PTH-Gjakovë, ku nga prokurorja kujdestare nuk është kërkuar ndonjë veprim shtesë lidhur me këtë rast”, vazhdon njoftimi i IPK-së.
IPK ka konstatuar se sipas të gjeturave rezulton se tani për tani nuk ka element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.
Këto të gjetura që hetuesit e IPK-së i kanë identifikuar si rezultat i veprimeve hetimore dhe dokumentacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës i janë prezantuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe i njëjti ka potencuar se tani për tani nuk kemi element të ndonjë veprimi apo mosveprimi të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.
“IPK-ja në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë do t’i vazhdojë hetimet dhe analizimin e çdo veprimi apo mosveprimi të zyrtarëve policorë nga DRP-Gjakovë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual Dioqeza e Bazelit po përballet me një rast të ri të dyshuar për abuzim. Dy priftërinj... -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër -
20 mijë vrapues në Zürich Marathon 2026: Pjesëmarrësit shqiptarë, me rezultate të shkëlqyera -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh













