Futboll
Avdijaj vazhdon karrierën në Holandë
Donis Avdijaj ka nënshkruar me Willem II, për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër
Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, do të vazhdojë të luajë në kampionatin e Holandës.
Avdijaj të ka nënshkruar për një vit me skuadrën Willem II, me opsion për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një vit tjetër, përcjell albinfo.ch.
Ai te Willem II është transferuar nga Schalke, te e cila skuadër nuk ia doli asnjëherë të depërtojë, përkatësisht të stabilizohet.
Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar Avdijaj ishte pjesë e Rodas në Erevidisie teksa në 11 takime me këtë skuadër realizoi 3 gola, përcjell albinfo.ch.
Avdijaj kishte kontratë me Schalken deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa së fundi ishte pjesë e ekipit U-23 të klubit të njohur gjerman. Schalke ka thënë se nuk do të bëjë të ditura detajet e transferimit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












