Kosova
Jakup Krasniqi: Elez Blakaj, hero
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar pas letrës së publikur nga prokurori, i cili po merrej me listat e rrejshme të veteranëve të UÇK-së, Elez Blakaj, i dorëhequr nga pozita e tij javën e kaluar.
Ish-kryetari i Kuvendit e ka quajtur Blakajn hero.
Ai në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka shktuar se ‘populli ynë, në fjalorin dhe mendësinë e tij filozofike ka shpjegim adekuat për çdo situatë, edhe për zhvillimet e këtyre ditëve. Dhe, është më shumë se i saktë në këtë reflektim imediat. I urti popull thotë: “Më lehtë është të luash qarkun, sesa të folesh hakun!” Kjo u pa edhe këtyre ditëve, e sidomos pas bërjes konkrete të arsyes pse ishte larguar prokurori Blakaj”.
“Reagimet e shumta që erdhën pas letrës së prokurorit të “vetëlarguar”, e sidomos të atyre që do të duhej ta ndihmonin në kryerjen e detyrës së tij fisnike, po më bindin se vërtet në ambientin tonë e vërteta vret shumë dhe do të duhej të ishte e kundërta, do të duhej t’i gëzoheshim të vërtetës së zbardhur!”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, Blakaj tha një të vërtetë, shkruan albinfo.ch.
“Në fakt ai është një hero në mbrojtje të shtetit, të shtetit që ka shumë mundësi të falimentojë financiarisht. Bile, së paku është guxim, sa ishte guximi i atyre që ishin rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta bërë shtetin. UÇK-ja ka luftuar për shtetin e pavarur, sovran e demokratik, edhe prokurori po e mbron funksionimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik. Kuptohet, me mjete të tjera, me ato mjete që e mbrojnë shtetin sot”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Ai ka thënë se nuk frikësohet pse prokurori që e tha një të vërtetë që e dimë të gjithë, e më të saktën e tha dje nga burgu Syleman Selimi, por e frikësojnë deklarimet e atyre që kanë përgjegjësi dhe marrin para të shumta për ta mbrojtur shtetin nga mashtruesit e abuzuesit e tij.
“Kjo është frika! Frika nga e vërteta, të cilën kërkojnë ta mbyllin në epruvetën e krimit laboratorik! Kështu nuk mbrohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të cilën punuan së paku tre breza atdhetarësh për nëntë dekada, por as bëhet e mbrohet shteti”, ka shkruar tutje Krasniqi.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











