Lajme
Maqedoni, mbi 70 mijë familje me ndihmë sociale
Sipas shifrave zyrtare në Maqedoni ka mbi 344 mijë të papunë. Qytetarët që marrin ndihmë sociale duhet të kalojnë me 50 cent ditën
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka raportuar se në Maqedoni janë më shumë se 70 mijë familje që kërkojnë asistencë sociale. Shumica nga këto familje nuk arrin të sigurojnë më shumë se 50 cent në ditë për kokë banori. Për disa qytetarë jeta në Maqedoni mund të krahasohet me disa vende afrikane.
“Jam vetë i pesti në shtëpi dhe gati se shtatë vite marrë 2.600 denarë (43 euro) ndihmë në muaj. Asnjëherë nuk më kanë thirr për ndonjë vend pune, edhe pse disa herë jam interesuar. Unë nuk e dijë se a ka më keq edhe në Afrikë se sa tek ne, sidomos ne rastet sociale”, thotë Rrahman Idrizi nga Hasanbegu i Shkupit.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) për familjet sociale ndanë për çdo muaj ndihmat që duken absurde. Kjo ministri, siç raporton INA, ka edhe nivelet e përcaktuara për të gjithë qytetarët që përfitojnë ndihmën sociale.
“Të gjithë ata që shfrytëzojnë ndihmën sociale më shumë se pesë vite, pranojnë për 20 për qind më pak ndihmë sociale, pra në çdo shumën e mësipërme i hiqen nga 500 denarë”, citon INA zyrtarët e MPPS-së. Familjet sociale theksojnë se as që i planifikojnë këto para që i vijnë, por vetëm mbulojnë një harxhim apo zgjidhin një hall të vogël, duke blerë barëra apo gjësende më të nevojshme për fëmijët e tyre.
“Po, çka të planifikosh, kur i merr dy mijë denarë, dhe këtë shumë nëse e përpjesëtojmë atëherë i bie që familja ime katër anëtarëshe i ka për nevoja vetëm 50 cent apo 30 denarë në ditë. As edhe bukën s’mundem me mbulu, e leje më të mendoj për gjëra të tjera siç janë rryma dhe gjërat e tjera ekzistenciale”, thekson Ali Ramiu nga Kumanova..
Sipas shifrave zyrtare në Maqedoni ka mbi 344 mijë të papunë. Deri tani masat aktive qeveritare për punësim nuk kanë ndikuar aspak nuk uljen e trendit të papunësisë dhe varfërisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














