Lajme
Sërish kolona të gjata në Merdarë dhe Konçul
Sipas policisë kufitare, pritjet në Merdarë po zgjasin nga dy deri tri orë, ndërsa në pikëkalimin e Konçulit nga tri deri katër orë
Zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po jep rezultate të prekshme. Të paktën këtë marrëveshje nuk e kanë ndier bashkatdhetarët kosovarë të cilët kanë pritur me orë të tëra në pikëkalimet kufitar të Merdarës dhe të Dheut të Bardhë gjatë ardhjes dhe kthimit për në diasporë.
Departamenti i Policisë Kufitare, ka njoftuar të shtunën se në këto dy pikëkalime, janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi. Këto pritje po u shkaktojnë vonesa bashkatdhetarëve të cilët këtë vikend, pas festave të fundvitit, po kthehen në vendet e tyre të punës. .
Sipas policisë kufitare, pritjet në këtë kohë në dalje të pikë kalimit kufitar Merdarë po zgjasin nga dy deri tri orë, ndërsa në pikëkalimin e Konçulit pritjet po zgjasin nga tri deri katër orë dhe kolonat janë
të gjata deri në tri kilometra.
Sipas burimeve të RTK-së, kolonat e gjata po krijohen edhe për shkak të neglizhencës së autoriteteve kufitare serbe.
“Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet e gjata i ka krijuar edhe ndërprerja e punës së përkohshme nga pala serbe për shkak të vendosjes së një kontejneri në atë vend kalim kufitar, ku ajo ndërprerje tani ka përfunduar”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, ndërkaq siç thuhet, ka ngritur kapacitetet e veta të punës duke angazhuar zyrtarë policor shtesë, me qëllim të përshpejtimit të punës dhe krijimit të mundësisë së qarkullimit më të shpejtë dhe evitimin e pritjeve të gjata të qytetarëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













