Shkurt.ch
Kapet macja që ndihmonte të burgosurit të ikin
"Është e vështirë për të gjetur se kush është përgjegjës, kur macja nuk di të flasë," tha një përfaqësues i burgut.
Rojet e një burgu në Arapiraca (Alagoas), në Brazil, kanë arritur të parandalojnë arratisjen e të burgosurve që po ndihmoheshin nga një mace.
Macja e kapur do të duhej t’u dërgonte pajisjet e nevojshme për të ikur nga burgu.
Dërgesa ishte e ngjitur për trupin e maces, ndërsa aty gjendeshin tornot, telefonat mobilë, adapterët si dhe kartelat.
Policia lokale, që hetonte këtë rast, thotë se të gjithë 263 të burgosurit janë të dyshuar për pjesëmarrje në kontrabandë.
“Është e vështirë për të gjetur se kush është përgjegjës, kur macja nuk di të flasë,” tha një përfaqësues i burgut.
Kapja e maces është xhiruar nga kamerat e sigurisë.
Autoritetet e burgut kanë thënë se përpjekjet që të kontrabandohen gjësendet e ndryshme janë të përhershme, mirëpo kjo është hera e parë që në një tentim të tillë është implikuar edhe një kafshë.
Pajisjet që i bartte macja mund t’i përdornin të burgosurit për të shpëtuar nga burgu, ose për të komunikuar me “kolegët” e tyre kriminelë jashtë burgut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












