Lajme
Shqipëria me Komitet për Diasporën
Kryeministri Berisha tha se Komiteti i Diasporës do të bëjë çdo gjë për t’u gjendur afër shqiptarëve, "nga Zelanda e Re, Alaska e deri te Poli i Veriut"
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar Këshillin e Ministrave për ngritjen e Komitetit të Diasporës, një institucion në nivel ministror, i cili sipas tij, do të shërbejë si pikë lidhjeje me Tiranën për të gjithë emigrantët, kudo ku ata ndodhen.
Siç tha kryeministri Berisha, ky vendim është vonuar, prandaj kërkoi nga kabineti i tij që të merret me përparësi.
“Ky Komitet është një detyrim i madh moral që u kemi shqiptarëve në të katër anët e botës. Fati na bëri që të kemi më shumë diasporë, se shqiptarë në trojet shqiptare. Në këtë aspekt, u duhet kërkuar ndjesë shqiptarëve kudo që janë, se nuk ka qenë e mundur të kenë mbështetjen e merituar të Shqipërisë, por i garantoj se realizimi i saj është përparësi madhore”, u shpreh Berisha, raportojnë mediet shqiptare.
Komiteti i Diasporës, sipas kryeministrit, do të bëjë çdo gjë për t’u gjendur afër shqiptarëve në të katër anët e planetit, nga Zelanda e Re, Alaska e Poli i Veriut.
“Dikush më bëri një mesazh, ku më thoshte: “Ju përshëndes nga Poli i Veriut në Finlandë”. Komiteti i Diasporës do të bëjë ço gjë, do të përpunojë praktikat e skemat më të mira, në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre, më pranë njëri-tjetrit”, tha kryeministri shqiptar.
Po ashtu në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kryeministri Berisha u kërkoi ministrave që brenda 10 ditëve të nxjerrin në faqen e tyre në internet numrin e telefonit, ku qytetarët të denoncojnë korrupsionin.
Sipas gazetës “panorama”, kryeministri tha se vartësit e tij mund të përdorin edhe faqen e Facebook-ut për të komunikuar me qytetarët.
“Në mënyrë të veçantë është e domosdoshme të funksionojnë linjat f alas. Zoti sekretar i Përgjithshëm, të merren masat që të gjitha ministritë të kenë linjë falas për qytetarët, për të paraqitur ankesat e tyre për korrupsionin, ai që njihet si numri jeshil. Kjo duhet të vendoset brenda 10 ditëve”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? Një fjalë e re e mundshme po hyn në leksikun zviceran – Zexit. I referohet idesë... -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër











