Lajme
Reagon Tirana për tensionet në Preshevë
Kryeministri Sali Berisha ua tërhoqi vërejtjen autoriteteve të Beogradit se qëndrimi i tyre i fundit është një provokim ndaj mbarë shqiptarëve
Kërcënimi i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq se do ta heq me dhunë përmendoren e ish-guerilëve shqiptarë të UÇPMB-së të rënë në konfliktin e viti 2001, ka nxitur reagime edhe në Shqipëri.
Kryeministri Sali Berisha tha s këto janë provokim dhe dëshmi e albanofobisë serbe.
Ai ia tërhoqi vërejtjen autoriteteve të Beogradit se qëndrimi i saj fundit është një provokim ndaj mbarë shqiptarëve.
“Prej disa javësh tensionet politike në Luginën e Preshevës po rriten si rezultat i një kërcënimi nga autoritet e Beogradit për heqjen e monumentit të Martirëve të Lirisë që ranë në trojet e tyre etnike në mbrojte të lirisë dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve të Preshevës të mohuara atyre nga regjimi barbar i Slobodan Milosevicit.
Ky kërcënim i autoriteteve serbe është një dëshmi tjetër e albonofobisë së politikës zyrtare të Beogradit”, thotë ai.
Ushtria Çlirimtare e Luginës së Preshevës, sipas kryeministrit Berisha, lindi në kohën kur qytetarët shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare në jugun e Republikës së Serbisë ishin, sipas raporteve të OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, qytetarët më të shtypur të Evropës e madje ndofta të botës.
“Me luftën dhe sakrificën e tyre sublime luftëtarët e lirisë i imponuan regjimit të Miloseviçit një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar, zbatimi i të cilës është jetik për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë dhe i domosdoshëm për paqen e stabilitetin në rajon”, thotë Berisha, raporton BW.
Në çdo vend të lirë, sipas kryeministrit shqiptar, janë autoritetet vendore dhe jo ato qendrore që vendosin për monumentet historike apo kulturore që duan të ngrenë në territorin e njësisë së tyre vendore.
Marrja e këtyre kompetencave autoriteteve lokale të Preshevës nga ana e Qeverisë së Beogradit, sipas Berishës, përbën shkelje flagrante të Konventave Evropiane për liritë dhe të drejtat njerëzore, autonominë e autoriteteve vendore dhe asaj për minoritetet.
“Republika e Serbisë si anëtare e Këshillit të Evropës është e angazhuar dhe e detyruar ti respektojë ato”, thekson Berisha, sipas të cilit, qëndrimi i fundit i autoriteteve të Beogradit është një provokim ndaj mbarë shqiptarëve, përpjekjeve të tyre serioze për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Qeveria shqiptare i bën thirrje autoriteteve të Beogradit të lënë mënjanë praktikat e vjetra albanofobe, të respektojnë pakicën shqiptare që jeton në trojet e veta etnike në Serbi dhe jep ndihmesën e saj në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Qeveria shqiptare i bën thirrje shqiptareve të Luginës së Preshevës të mos provokohen në asnjë rrethanë nga ata, të cilët kanë vetëm një qëllim, të spastrojnë etnikisht komunat e tyre”, tha Berisha.
Ky është reagimi i parë i Qeverisë në Tiranë pas ngritjes së tensioneve në Luginën e Preshevës. Shqiptarët që jetojnë në tri komunat e Serbisë Jugore, janë kërcënuar kohën e fundit nga njësitë speciale të xhandarmërisë e cila ka shtuar dukshëm praninë në këtë rajon.
Këto njësi e kanë hequr flamurin nga varrezat e dëshmorëve në Dobrosin, ndërsa kanë shtuar dukshëm praninë në Preshevë, aty ku është ndërtuar lapidari i dëshmorëve të ish-UÇPMB-së.
Këto njësi komandohen direkt nga kryeministri Ivica Daçiq, i cili ka paralajmëruar se dhunshëm do ta heq lapidarin para Komunës së Preshevës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













