Shqipëria
Rama: Shqipëria nuk ka çmime të larta për turizëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për sezonin turistik që zyrtarisht është në ditët e fundit, ku foli edhe për ankesat për rritje të çmimeve.
Ai tha se Shqipëria është një nga vendet ku pushimet janë ekonomike, duke shtuar se këtë e vërtetojnë edhe turistët e huaj, të cilët janë të kënaqur me shërbimin dhe çmimet.
“Atyre që thonë që çmimet janë të larta ju them që së pari është interesant, sepse turistët e huaj vijnë në Shqipëri dhe thonë: Shqipëria është shumë e bukur, pushimet janë të lira dhe mikpritja është e jashtëzakonshme. Ndërkohë që shqiptarët që komentojnë thonë: Shqipëria është e shëmtuar, pushimet janë shumë të shtrenjta dhe të gjithë ata që shërbejnë janë për tu vrarë. Tani o turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri dhe nuk dinë ku kanë ardhur dhe as dinë çfarë flasin, pse pastaj ka një problem me këta që komentojnë”, ka theksuar Rama, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shpjeguar se çmimet nuk i vendos qeveria por tregu.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












