Lajme
Nis procesi gjyqësor kundër Bukoshit
Zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi akuzohet se ka keqpërdorur autoritetin e tij prej për ministri në dëm të buxhetit të shtetit
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka filluar të enjten procesi gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe dikur ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, i cili bashkë me nëntë ish-zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Së bashkë me Bukoshin, i cili dikur ka drejtuar qeverinë e Kosovës në mërgim, të akuzuar janë edhe ish-sekretari i Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolajt si dhe: Arbenita Pajaziti, Nexhat Shabani, Ismet Hyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi dhe Imer Ajeti.
Në seancën e të enjtes është lexuar aktakuza vetëm për Bujar Bukoshin. Avokati mbrojtës i tij, Besnik Berisha duke u thirrur në Kodin e Ri të Procedurës Penale, kërkoi që të hidhet poshtë, aktakuza për klientin e tij.
Ndërsa mbrojtësi tjetër i Bukoshit, avokati Destan Rukiqi ka konfirmuar se kanë pranuar ftesat dhe se gjykimi do të nisë të enjten në orën 9 e 30 minuta. “Gjykimi do të nisë sipas aktakuzës që tashmë veç është e konfirmuar”, ka thënë shkurt njëri nga dy mbrojtësit e ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshit, avokati Rukiqi.
Megjithatë kolegji i gjyqtarëve i kryesuar nga Korelia Pek, siç raporton RTK, do të vendos nëse procesi do të vazhdojë me kodin e procedurës penale të vjetër apo të ri.
Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj dhe të tjerët akuzohen se ka keqpërdorur autoritetin e tij për ministri, në dëm të buxhetit të shtetit. Ai akuzohet se në kohën se në mënyrë të paligjshme ka ndikuar që kompanive “Jona Med”, “Sonte Pharm” dhe “Yess Pharm” të mos iu vazhdohen kontratat përkatësisht të mos iu jepen tenderë.
Përveç ish-sekretarit Ilir Tolaj, i cili është arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, të gjithë të tjerët janë duke u mbrojtur në liri
Tolaj dhe zyrtarët e tjerë, ndërkaq akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqpërdorim të detyrës, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.
Ndryshe, gjykimi i Bujar Bukoshit shënon nivelin më të lartë të zyrtarëve shtetëror të akuzuar për korrupsion.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












