Shkurt.ch
Berna ndan Çmimin për Integrim 2013
Çmimi për integrim shoqërohet nga një vlerë monetare prej 5000 frangash. Krahas tij, do të jepet edhe çmimi promovues prej 2000 frangash
Drejtoria për arsim, çështje sociale dhe Sport e qytetit të Bernës do të ndajë edhe këtë vit, për të dhjetën herë me radhë, Çmimin për integrim. Ceremonia e ndarjes së çmimit për integrim 2013 do të mbahet në qershor të këtij viti.
Qyteti, me këtë çmim vlerëson performancat e dalluara në fushë të integrimit të popullatës me prejardhje të huaj në qytetin e Bernës. Duke e ndarë këtë çmim, Berna shpreh vlerësimin e saj për punën shumëplanëshe në fushë të integrimit në Bernë dhe e bën këtë publike e të dukshme.
Çmimi për integrim shoqërohet nga një vlerë monetare prej 5000 frangash.
Krahas tij, do të jepet edhe çmimi promovues prej 2000 frangash për angazhimet veçanërisht kreative në të mirë të integrimit.
Për ndarjen e këtyre çmimeve vendos një juri e përbërë nga përgjegjësit e qytetit të Bernës për integrim, organizata të ndryshme për integrim në kuadrin e qytetit, një përfaqësues i medieve dhe dy përfaqësues të të huajve.
Për çmimin e integrimit mund të konkurrojnë ndërmarrje, organizata ose individë të cilët angazhohen në mënyra të ndryshme për integrimin e popullatës me prejardhje të huaj në qytetin e Bernës.
Data e fundit e dorëzimit të kandidaturave për këtë çmim është më 1 mars 2013 (data e shënuar në vulën e postës)
Të interesuarit mund të gjejnë përshkrimin më të hollësishëm të kushteve të ndarjes së çmimit bashkë me informacione tjera në adresën elektronike: www.bern.ch/integrationspreis.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara











