Shqipëria
Ruçi thotë se opozita s’ka arsye të kërkojë kthimin prapa
Kërkesës së Partisë Demokratike për vetingun i është përgjigjur Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi i është përgjigjur kërkesës së PD-së për vettingun edhe për politikanët duke thënë se nuk ka arsye për kthim mbrapa.
Pas takimit që pati me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Ruçi foli për reformën në drejtësi duke thënë se ajo kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës.
“Opozita nuk ka arsye të kërkojë kthimin prapa të kësaj reforme, duke sulmuar organet e vetting-ut, sepse reforma mbështetet mbi urinë dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për drejtësi. Reforma është krejtësisht jashtë ndikimit të qeverisë dhe të shumicës parlamentare dhe nën monitorimin e rreptë dhe të plotë të ONM. Kjo është theksuar edhe në Kushtetutë dhe është dispozita e vetme kushtetuese në botë, që pranon një trupë të huaj mbikëqyrëse të sistemit. Praktikisht, për vetting-un, nuk di asgjë, ndërsa ONM di gjithçka”, ka thënë ai.
Kryeparlamentari Ruçi tha se reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë dy prioritetet kryesore.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










