Futboll
Shaqiri, ‘10’-shi i Zvicrës
Pas largimit të Blerim Xhemailit, Xherdan Shaqiri pritet të luajë pas sulmuesve
Vlera e Xherdan Shaqirit në ekipin e Zvicrës është e madhe. Pasi Blerim Xhemaili nuk është grumbulluar, është e qartë se Xherdan Shaqiri do të luajë rolin e numrit 10 në fushë, shkruan ‘Blick’.
Ndeshja ndaj Islandës në Ligën e Kombeve që do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, do të jetë e 75-të për Shaqirin me fanellën e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Si numër 10 në fushë, ai do të ketë shumë liri. Gjithashtu ka lindur më 10.10. Me 21 gola, ai është shënuesi më i mirë në skuadër, derisa Haris Seferoviq është i dyti me 12 gola, në ekipin aktual.
Ekspertët pajtohen se Shaqiri duhet të jetë ‘10’-shi i Zvicrës. Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ishte shprehur se pozita më e mirë e Shaqirit në fushë është 10-shi.
Gjithashtu edhe ish-trajneri i Zvicrës, Rolf Fringer, pajtohet plotësisht. Shaqiri duhet të luajë pas sulmuesve. Do të ketë më shumë hapësirë dhe mund të japë më shumë.
Ndeshja debutuese e tij ishte në mars të vitit 2010, gjithashtu me datë 10.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri shkëlqen në derbi: Hat-trick spektakolar dhe fitore dramatike për Baselin ndaj Cyrihut Xherdan Shaqiri ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme duke qenë heroi absolut i Baselit në derbin... -
Publiku frëngjishtfolës i shmangu kinematë vitin e kaluar, me një rënie prej 15% -
Ku në Zvicër mund të gjeni derivatet më të lira në vitin 2026? -
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet













