Lajme
Shumica e shqiptarëve në Maqedoni, pa parti politike
Te shqiptarët në Maqedoni ekziston në zhgënjim i madh. Vetëm 30 për qind e elektoratit votues dalin në zgjedhje ndërsa të tjerët nuk mbështesin asnjë parti politike, raporton OBRIE
Sipas një analize që ka bërë Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE), mbi 60 për qind e elektoratit votues shqiptarë në Maqedoni, janë të papërcaktuar politikisht dhe nuk preferojnë asnjë parti politike.
OBRIE bazohet në fluksin e daljes së votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku jehona e votuesve tek shqiptarët ka qenë realisht mbi 40 për qind.
“Nga analiza e trupit votues shqiptar del se ekziston në zhgënjim i madh tek partitë politike dhe se vetëm mbi 30 për qind e elektoratit votues dalin në zgjedhje. Bëhet fjalë kryesisht për grupe të interesit që janë të lidhura ngushtë me partitë politike”, thekson OBRIE, raporton INA.
Analiza bazohet edhe në hulumtime të fundit të opinionit publik të bërë nga institutet private në Maqedoni për hulumtimin e opinionit publik.
Shqiptarët si trup votues shumica prej tyre janë të zhgënjyer nga partitë politike, veprimet e tyre dhe ofertat politike, që në të shumtën e rasteve janë vetëm formale dhe që nuk diktohen në programet qeveritare të partive shumicë maqedonase, që fitojnë zgjedhjet dhe që janë bartëse për formimin e Qeverive.
Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë prej 25 deri 30 për qind të popullsisë së përgjithshme , 2,2 milionëshe. Mirëpo përfaqësimi i tyre në institucione shtetërore në Qeveri dhe Kuvend është relativisht i ulët. Po ashtu ka një përfaqësim të reduktuar nëpër të gjitha segmentet kyçe të shtetit, në polici, drejtësi, diplomaci dhe shëndetësi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













