Shqipëria
Ja çfarë i tha revistës “Spiegel” Nexhmije Hoxha në vitin 2004
Nexhmije Hoxha: "Nuk e di. Por kurrë nuk kemi vrarë pa arsye"
Ndoshta mund të jetë disi injorante për të rekomanduar si suvenir një taketuke të mermertë në formë bunkeri, që ia vlen të sillet nga një vend siç është Shqipëria. Pas së gjithash, vendi ka gjithashtu edhe disa tekstile të shkëlqyeshme, qilima të punuar me dorë dhe punime zdrukthtarie tradicionale.
Por mini bunkerët janë aq të çuditshëm dhe unikatë, saqë e mbyllim njërin sy dhe e anashkalojmë injorancën e mundshme. Veçanërisht pasi në gjithë vendin ka bunkerë të vegjël. Të vegjël në formë taketuke dhe të mëdhenj, me hapësirë për deri në katër persona.
Midis viteve 1972 dhe 1984, 173.371 bunkerë të vërtetë u ndërtuan si “mbrojtje kundër armiqve”. Ndërtues ishte diktatori Enver Hoxha, i cili gjatë viteve ishte izoluar me të gjitha fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje. I mbushur me paranojë dhe pa aleatë politikë, ai u përpoq të fitonte terren duke shndërruar vendin në bunker.
Nën sundimin e tij, Shqipëria ishte një Kore Veriore e Europës. Në vitin 2004, në një intervistë për “Spiegel”, në për pyetjen se sa kundërshtarë politikë kishte likuiduar bashkëshorti i saj, gruaja e tij ishte përgjigjur: “Nuk e di. Por kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”, transmeton albinfo.ch.
Deri në ditët e sotme, bunkerët e mbulojnë gjithë Shqipërinë
Pasi bunkerët janë ndërtuar të fortë, shumë prej tyre janë ruajtur ende deri sot. Meqenëse e gjithë popullsia është dashur të strehohet nëpër bunkerë, ishin planifikuar rreth 750.000 bunkerë me nga katër persona. Se sa në të vërtetë ishin, ende mbetet e paqartë, shkruan “Welt”, përcjell Albinfo.ch.
Për dy vjet me radhë, inxhinieri ushtarak Josif Zegali ishte përpjekur për ndërtimin e përsosur të tyre. Rezultati ishte varianti i vogël i një lloj betoni me vrima. Nëse ju pëlqen, një model i përsosur i taketukeve. Për provën e parë të sigurisë, inxhinieri është dashur të vendosej personalisht në bunker me urdhër të Enver Hoxhës dhe të sulmohej nga tanket.
Sot, ekzistojnë disa ide për të shfrytëzuar bunkerët e zbrazët që mbulojnë gjithë vendin. Studentët zhvilluan koncepte për hotele të vegjël ose qoshqe, por në të vërtetë kurrë nuk u aplikuan.
Shumica e bunkerëve janë të vendosur përreth. Fermerët këtu ruajnë barishtet e tyre, dikush i përdorë si tualet, si një strehë apo vend për mbeturina, si një fole e qëndrueshme ose e të dashuruarve. Të mëdhenjtë përdoren edhe si bar plazhi apo shtëpi banimi.
Në ekspozitën “Expo 2000” në Hanover, Shqipëria integroi një bunker në pavionin e saj si një shenjë e përpunimit të komunizmit të periudhës së gurit dhe vitet e izolimit dhe tiranisë. Sipas ish ministres së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Milva Ekonomi, Shqipëria po përdorë gjithashtu bunkerë për të promovuar “turizmin e zi”, turizmin e frikshëm, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2014, Qeveria pranë Tiranës hapi bunkerin bërthamor pesëkatësh të Enver Hoxhës për vizitorët. Me muze dhe galeri arti. Dhe në vitin 2017, për turizmin u hap edhe ishulli i Sazanit, dikur një bazë ushtarake e rëndësishme e italianëve, sovjetikëve dhe shqiptarëve në Gjirin e Vlorës.
Bunkerët e vegjël të mermerit janë ende suveniri më popullor në vend. Në pjesën më të madhe të tyre është i ngjitur mbishkrimi “Përshëndetje nga vendi i bunkerëve, Shqipëria”. Nëse dini se si ta përdorni atë në mënyrë paqësore, si p.sh. si një taketuke apo kuti kursimi, atëherë bunkeri është një gjë e mirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt Banorët e vjetër të qytetit dhe kantonit më ndërkombëtar të Zvicrës tashmë kanë të drejtë të...
-
SBB aktualisht nuk shet bileta për biçikleta për udhëtime jashtë vendit
-
Stuhia e vitit të kaluar në La-Chaux-de-Fonds shkaktoi 120 milionë franga dëme
-
Kaosi i tifozëve të Servette në ndeshjen e futbollit, i dyshuari mund të akuzohet
-
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë