Lajme
SHBA garanton tërësinë e territorit të Kosovës
Zëvendëspresidenti Biden tha se SHBA e ka përkrahur Kosovën në forcimin e shtetit, ndërsa garanton tërësinë territoriale të saj
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joseph Biden rikonfirmoi përkrahjen e plotë të Uashingtonit në agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në dialogun që Kosova po e bën me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.
Zëvendëspresidenti Biden theksoi se SHBA do t’i japë përkrahje të fuqishme Republikës së Kosovës në të gjitha proceset demokratike. Këto komente ai i bërë gjatë një takimi që zhvilloi në Munih me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Zëvendëspresidenti Biden tha se SHBA e ka përkrahur Kosovën në forcimin e shtetit, ndërsa ka garantuar se pavarësia është proces i kryer dhe se Kosova sovranitetin dhe integritetin territorial i ka të sigurt.
Presidentja Jahjaga, ndërkaq e falënderoi zëvendëspresidentin dhe SHBA-të për angazhimin dhe për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin konsolidimit të shtetit dhe të shoqërisë kosovare.
‘Ne jemi përjetësisht falënderues që duke na ndihmuar na keni dhënë shansin të jetojmë në liri, ndërsa tash e çmojmë lart mbështetjen që po na jepni në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Jahjaga.
Republika e Kosovës, sipas saj, ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë rrugë dhe tash është duke treguar vullnetin e mirë për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë.
“Ne jemi të përkushtuar në këtë proces duke qenë thellësisht të bindur se animozitetet e së kaluarës të mos ia lëmë barrë gjeneratave të ardhshme”, tha presidentja Jahjaga.
Ajo tha se ka shprehur gatishmërinë që si Presidente e Kosovës të takohet me Presidentin e Serbisë, për t’i dhënë përkrahje dialogut ndërmjet dy qeverive, “në mënyrë që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













