Lajme
Pasagjerëve u dëmtohet bagazhi
Në natën e 18 janarit pothuajse secili udhëtar që ishte kthyer nga Stambolli ka pasur problem me bagazhin, sepse shumica e çantave ishin të hapura, rrëfen një pasagjere
Udhëtarët që po e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë janë ndier të hendikepuar sepse bagazhi i tyre u është hapë nga persona të pakujdesshëm të aeroportit. Të paktën kështu raportojnë disa pasagjerë që kanë shfrytëzuar linjën Stamboll-Prishtinë.
M.A 22-vjeçare, para dy javësh kishte aterruar në orët e mbrëmjes në aeroportin e Prishtinës nga relacioni Stamboll-Prishtinë. Çdo gjë kishte shkuar mirë deri në momentin kur i kishte ardhur koha ta merrte bagazhin.
Pas gati 20 minutash pritjeje, kishin filluar të dilnin valixhet e para. Asaj i ishte dashur të priste pak më gjatë.
“Teksa dilte bagazhi, menjëherë filloi pakënaqësia e udhëtarëve. Valixhet ishin një mbi një të çrregullta dhe të lagura tërësisht, ngase atë natë binte shumë borë”, ka treguar ajo, raporton e përditshmen kosovare “Koha Ditore”.
Një pjesë e konsiderueshme e valixheve, sipas saj, ishin të hapura. “Në natën e 18 janarit pothuajse secili udhëtar që ishte kthyer nga Stambolli ka qenë i nervozuar me bagazhin. Secili kishte ndonjë pakënaqësi”, ka thënë ajo.
M.A-së ia kishin thyer dorëzën e valixhes, ndërkaq shoqes së saj si dhe një zotërie tjetër, që po prisnin përkrah saj, ua kishin thyer rrotat e valixheve.
”Unë sapo e vërejta se doli koferi im, e kapa për ta tërhequr dhe e pashë se dorëza i mungonte. E ngrita me vështirësi dhe u afrova tek tre meshkuj që rrinin tek hapësira ku merret bagazhi e të cilët ishin personel i aeroportit. Unë u ankova dhe kërkova sqarim për çantën time”, ka thënë ajo.
Mirëpo personeli i Aeroportit e kishin këshilluar atë që herëve të tjera mos ta rëndonte valixhen shumë.
“Ata më thanë se nuk ka lidhje që është këputur dorëza pasi që koferi shte i rëndë dhe se është shumë normale të ndodhë një gjë e tillë. Por unë aty kur e hapa koferin e pashë se të gjitha rrobat dhe gjërat e mia personale ishin të bëra qull nga bora. Edhe për këtë ata u arsyetuan se kushtet atmosferike e kanë bërë të veten”, ka thënë ajo.
Por prapëseprapë ajo kishte qenë e kënaqur që të paktën valixhja e saj nuk kishte qenë e hapur sikurse shumë të tjera që i kishte parë atë natë.
Ndërsa shoqja e saj Sh.B. po ashtu ishte ndarë jashtë mase e pakënaqur me shërbimin në Aeroportin e Prishtinës.
“Mua nuk më ka rastisur në asnjë aeroport ndërkombëtar të shihja një parregullsi të tillë si tek ne. Është e pahijshme ta pranosh një valixhe të lagur plotësisht dhe të dëmtuar në disa vende e me rrota të këputura. Nuk e di pse tërë kjo papërgjegjshmëri”, ka thënë Sh.B.
Edhe për dëmet që i ishin shkaktuar gjërave të saj personale, askush nuk e kishte marrë përgjegjësinë dhe nuk i ishte dhënë asnjë sqarim sado që ishte përpjekur për një gjë të tillë.
Altin Ahmeti, zëdhënës i Aeroportit ka thënë se nuk ka koment për këtë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












