Lajme
Për shkak të krizës, më pak fluturime nga Tirana
Gjatë vitit 2012 kanë fluturuar nëpërmjet aeroportit të Rinasit 8.4% më pak pasagjerë së në vitin 2011
Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) ka shënuar rënie vjetore për 8,4% në vitin 2012. Gjatë këtij viti 1.665.331 pasagjerë kanë fluturuar nga Tirana në krahasim me 1.817.073 pasagjerë të vitit 2011.
Kjo është rënia e parë vjetore në trafikun e pasagjerëve të regjistruar në aeroport si pasojë e krizës në fushën e fluturimeve apo të bizneseve në eurozonë, thonë zyrtarët e aeroportit për mediat e Tiranës.
Ndërkohë, lëvizjet e trafikut ajror (ATM-të) shënuar rënie me 10,7% në krahasim me vitin 2011, ndërkohë që dërgesa e mallrave, një tregues i cili monitoron shëndetin e ekonomisë, ka shënuar rënie me 14,%.
“Duhet theksuar se viti 2011 ishte një vit i veçantë, kryesisht për shkak të rritjes në shifrat e pasagjerëve pas liberalizimit të vizave. Ne kemi qenë të vetëdijshëm se një rritje e tillë nuk do të mund të përsëritet vitin 2012”, është shprehur Andrea Gebbeken, drejtoreshë ekzekutive e TIA-s për mediat e Tiranës.
“Krahasuar me vitin 2010, vit që parapriu hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave, ne kemi parë një rritje prej 8%”, shtoi ajo.
Në vitin 2012 linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë nga dhe për në Tiranë kanë qenë Belle Air (50,1%), Alitalia (9,6%), Air One (9,6%), Austrian Airlines (8,1%) dhe Turkish Airlines (5,5%).
Ndërsa pikat më të frekuentuara si destinacion i shqiptarëve mbeten Roma, Milano, Vjena, Londra dhe Pisa.
Aktualisht, dymbëdhjetë linja ajrore fluturojnë për dhe nga Aeroporti i Rinasit, që lidh kryeqytetin shqiptar direkt me 32 destinacione botërore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












