Opinione
Pensionistët kosovarë duke pritur pensionet e tyre nga Zvicra
Për fat të keq, pensionistët që erdhën në Kosovë nuk ishin shumë me fat për të jetuar mirë në moshën e pleqësisë si kolegët e tyre që vendosën të qëndronin në Zvicër.
Sigurimimet sociale në Evropë u shfaqën në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Gjermani për të mbrojtur punëtorët e varfër, ata që kishin punuar në industri, ndërtimtari, miniera etj. Të njëjtin fat do të ndajën punëtorët kosovarë që do të mbërrijnë në Zvicër në fund të shekullit të njëzetë në vitet gjashtëdhjeta me një marrëveshje të lidhur midis Zvicrës dhe ish- Jugosllavisë.
Punëtorët kosovarë do të punojnë shumë në Zvicër, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e ndërtesave dhe në shumë tunele, për shembull: EPFL në Lozanë dhe tunelet në kantonin e Vales. Duke arritur në moshën e daljes në pension, këta punëtorë duhej të bënin një zgjedhje ose të ktheheshin në shtëpi tek familjet e tyre në Kosovë ose të qëndronin në Zvicër. Ata vendosën, shumica prej tyre, që të kthehen në Kosovë. Për fat të keq, ata nuk ishin shumë me fat për të jetuar mirë në moshën e pleqësisë si kolegët e tyre që vendosën të qëndronin në Zvicër.
Infrastrukturat ligjore i ndalojnë këta punëtorë të asajë epoke dhe pensionistë të sodit të marrin pensionet e tyre në vendin e tyre në Kosovë, një shtet i ri që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Në fakt, Zvicra konsideroi se një shtet i ri shteti i Kosovës nuk ka infrastrukturë adekuate administrative për të paguar pensionet. Në fakt, ajo që ka derdhurë gotën është se autoritetet zvicerane janë informuar nga një kompani private në vend e autorizuar nga autoritetet zvicerane për inspektim se ka pasur abuzime dhe marrëzira nga ana e pensionistënve të AVS (moshës), AI(invalidë), Accident (fatkeqësis). Prandajë, autoritetet zvicerane kanë vendosë më 2010 të denoncojnë marrëveshjen e lidhur midis Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë, për pasojë pensionistët që u larguan për në Kosovë janë të privuar nga pensionet e tyre. Një vendim i tillë i njëanshëm dhe, në thelb, do të ketë një efekt negativ në jetën e pensionistëve të pafajshëm. Me vënë në të njëjtën shportë mashtruesit dhe ndërtuesit e Zvicrës në atë epok dhe në pension sot në Kosovë është e papranueshme. Ne mundet të kishim vepruar ndryshe! Drejtësia duhet të veprojë shpejt në mënyrë që të ruajë sundimin e shtetit të së drejtës në Zvicër dhe jetën e pensionistëve në Kosovë. Pensionistët kosovarë janë zhgënjyer me autoritetet zvicerane, ata janë duke pritur pensionet e tyre, por deri kur?
Në vazhdim, shtetasit kosovarë të cilët janë në pension, nuk kanë të drejtë pensioni, natyrisht, nëse vendosin të kthehen në Kosovë për shkak se pensionet nuk janë të eksportueshme. Por, ata kanë të drejtë për rimbursim të kontributeve nëse vendosin të kthehen në shtëpi në vendin e origjinës në Kosovë. Marrëveshja e re e sigurimeve shoqërore e lidhur ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës në vitin 2017 është në pritje të ratifikimit nga dy parlamentet përkatëse të dy vendeve. Ajo nuk do të ratifikohet para vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe












