Shkurt.ch
“Dëmshpërblimi” 72 milionësh i Vasella-s trand Zvicrën
NZZ: "Presidenti në dorëheqje i Novartisit, Daniel Vasella, me “dëmshpërblimin” e tij absurd po bëhet ndihmësi më i mirë për iniciativën “Minder” (kundër zhvatësve)"
Daniel Vasella, ish shefi i gjigantit të industrisë farmaceutike “Novartis” të Bazelit, do të paguhet plot 72 milionë franga “për të bërë asgjë”. Këtë pagesë, në formë zhdëmtimi për besnikërinë që duhet ta mbajë ndaj ish kompanisë së tij, “Novartis” ia ka nënshkruar atij për periudhën e ardhshme 6 vjeçare. Dhe, kjo i bie 1 milion franga në muaj ose 12 milionë franga në vit!
Si kusht për të merituar këtë shumë, Vasella duhet që gjatë gjashtë viteve në vijim të mos i tregojë sekretet e Novartisit te kompanitë konkurrente.
Pas spekulimeve të shumta në medie, vetë Vasella e ka pranuar për emisionin e lajmeve të SRF këtë marrëveshje të majme që ka bërë me Novartisin. Por, ai ka shtuar se pjesën më të madhe të këtyre parave do ta dhurojë për qëllime bamirëse.
“Shumën neto nga kjo marrëveshje do ta lë të plotë në dispozicion për qëllime bamirëse”, thuhet në një komunikatë të lëshuar më vonë nga Novartis.
Sidoqoftë, përfaqësues të pothuaj gjithë spektrit politik të Zvicrës e kanë dënuar këtë mënyrë shpërblimi për ish presidentin e Novartisit.
Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka thënë: “Kam mbetur pa fjalë… ndërsa populli po zien”. Philipp Müller kryetar i FDP-së se “Me këtë veprim Vasella po e çon Zvicrën liberale në theqafje”.
Kryetari i BDP-së Martin Landolt ndërkaq është shprehur se “befasohem se si ka mundësi të ndodhë diçka e tillë. Kjo është e papranueshme, është një mentalitet vetëshërbimi”.
Për deputeten federale nga SP-PS, Susanne Leutenegger Oberholzer ky veprim i Vasellas është “pikërisht ajo zhvatja, e cila përmes iniciativës Minder do të duhej të ndalohej”.
“Në teh të thikës” e kanë pritur “dëmshpërblimin” e Novartisit për Vasellan edhe mediet. Kështu, madje edhe gazeta e madhe me orientim liberal, “NZZ” flet me hidhërim për ish njeriun numër një të gjigantit Novartis.
“Presidenti në dorëheqje i Novartisit, Daniel Vasella, me “dëmshpërblimin” e tij absurd po bëhet ndihmësi më i mirë për iniciativën “Minder” ose kundër zhvatësve”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












