Lifestyle
Nga sot shfaqet “The Brave”, filmi hollivudian që flet për Lazaratin
Një aksion-triller i bazuar në ngjarje të jetës së vërtetë në Evropë, e më specifikisht në zemër të Shqipërisë, i ofron shikuesit një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit, në Lazarat.
Ky është filmi “The Brave”, i cili vjen premierë që prej 4 tetorit, e që shtrihet në rrjetin e të gjitha kinemave në Shqipëri dhe Kosovë.
Ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri vijnë në një produksion “Hollywood”-ian, me aktorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë, transmeton “TCH”.
Nën regjinë e William Kaufman, te “The Brave” përfshihen në role Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi etj., përcjell albinfo.ch.
Bashkëpunimi mes produksionit të “A3 Amigos” dhe “Mercury Film Production” sjell në Shqipëri eksperiencën filmike të Kaufman, i njohur për punën e tij në krijimin e filmave aksion në studiot më të mëdha të “Hollywood”-it, apo edhe për tituj si “The Hit List” apo “Sinner and Saints”.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













