Maqedonia
Fenomeni në Maqedoni: Punë ka, me gjithë papunësinë e madhe!
Ata që janë të aftë për punë nuk duan të punojnë dhe nuk kërkojnë punë
Niveli i papunësisë po zvogëlohet në Maqedoni, por një numër gjithnjë e më i madh i të rinjve janë pa punë.
Të dhënat që i publikoi Banka Botërore tregojnë se është duke shënuar rënie edhe numri i popullatës aktive. Ata që janë të aftë për punë nuk duan të punojnë dhe nuk kërkojnë punë, raporton “alsat”.
Migrimi, para së gjithash i të rinjve, shënon rritje. Shifrat për tregun maqedonas të punës janë alarmante, përcjell albinfo.ch.
Biznesmenët tashmë e porositën Qeverinë se duhet të pushojë me tërheqjen e investitorëve të huaj meqë nuk ka punëtorë. Nga Banka Botërore, nga ana tjetër, alarmojnë se për Maqedoninë sigurimi i kuadrit të kualifikuar, është njëra prej kërkesave për hyrje në Bashkimin Evropian.
Për të rritur efikasitetin e ekonomisë, hallkë kyçe është efikasiteti i tregut të punës.
“Është shumë e rëndësishme të filloni të investoni në arsimimin e të rinjve, problemin me shkathtësitë e popullatës së aftë për punë është evidente. Kompanitë e reja inovative nuk mund të gjejnë fuqi të kualifikuar të punës. Për këtë problem është migrimi i madh, e nga ana tjetër zvogëlohet numri i nxënësve që regjistrohen në arsimin fillor dhe të mesëm”, u shpreh Sanja Maxhareviq Shuister, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.
Problemi tjetër është se Maqedonia ka produktivitetin më të vogël të punës në Evropë. Problemi i tregut maqedonas të punës është edhe mobiliteti më i vogël i popullatës së aftë për punë.
“Duhet të punoni në mobilitetin e fuqisë punëtore, njerëzit të mund të shpërngulen lehtë nga njëra punë në tjetrën nëse ajo nuk është e qëndrueshme, të ketë mobilitet nëpër sektorë dhe rajone. Duhet të kenë shkathtësi përkatëse të mund të migrojnë në profesione të ndryshme dhe të ndërrojnë punët nëse ka në ndonjë rajon tjetër. Keni papunësi trefish më të madhe në rajonin verilindor, krahasuar me atë juglindor. Këto rajone janë shumë afër, por ka dallime të mëdha mes rajoneve”, theksoi Sanja Maxhareviq Shuister, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.
Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se papunësia ka shënuar rënie në nivelin më të ulët historik prej 21,3 për qind. Kjo përqindje është ende e lartë krahasuar me vendet evropiane. Njëherësh papunësia te popullata e re shënon rritje dhe ka arritur deri 50 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














