Lajme
Gati marrëveshja për veriun
Kryeministri Hashim Thaçi njoftoi Qeverinë se është në prag të arritjes së marrëveshjes për shpërbërjen e strukturave ilegale në veri
Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar të mërkurën kabinetin qeveritar për takimin e fundit që ka zhvilluar në Bruksel, me homologun serb Ivica Daçiq, duke thënë se një marrëveshja për shpërbërjen e gjitha strukturave ilegale në veri është gati të realizohet. Ai tha se procesi dialogues është komplikuar.
Kryeministri garantoi qeverinë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, do të formohet gjithnjë në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe dokumentin e Ahtisarit. Ai ripërsëriti se ky mekanizëm do ta ketë Rregulloren e Punës, të ngjashme sikurse të Asociacioneve tjera në Kosovë.
“Bashkëngjitja apo largimi prej një mekanizmi tjetër në një komunë të veçantë, do të jetë krejt në baza vullnetare, por që ky mekanizëm në asnjë rrethanë nuk do të ketë karakter apo mandat legjislativ, as ekzekutiv apo të ndonjë pushteti të tretë”, tha kryeministri Thaçi.
Shefi i qeverisë kosovare tha se në asnjë rrethanë nuk do të ketë status special, autonomi për serbët në veri, ndarje të Kosovës, apo Ahtisari Plus, madje ai tha se diçka e tillë as që është kërkuar.
“Gjërat e tilla asnjëherë nuk janë ngritur në takimet që kam zhvilluar, dhe as që do të tolerohet t`i ngrejë dikush, e lëre më të përfshihen në marrëveshje apo të implementohen në territorin e Republikës së Kosovës. E kuptoj edhe të qenit të pa informuar, por informimi ka qenë maksimal me transparencë të plotë si në asnjë proces tjetër”, tha ai.
Kryeministri Thaçi ka ironizuar me zërat kritikë që po shfaqen në Kosovë, rreth procesit të dialogut, sidomos ata të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i ftuar që të lexojnë me kujdes Kushtetutën, ligjet e Kosovës, pakon e Ahtisarit dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Thaçi tha se gjërat janë duke lëvizur në drejtim të duhur edhe sa i përket sistemit të drejtësisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore. Takimi i ardhshëm i kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, do të ndodhë më 20 mars, ku pritet të arrihet marrëveshja për zhbërjen e strukturave ilegale serbe në veri.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













