CH-Ballkani
Në Zagreb hapet Lektorati i Gjuhës Shqipe
Në Zagreb do të hapet së shpejti Lektorati i Gjuhës Shqipe që I paraprinë Katedrës së Albanologjisë në Zagreb.
Kështu ka njoftuar deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prjlaskaj.
“Të nderuar bashkëatëdhetarë, ju njoftoj që së shpejti në Fakultetin Filozofik në Zagreb do të hapet Lektorati i Gjuhës Shqipe që i paraprinë Katedrës së Albanologjisë në Zagreb. Gjatë vitit 2017/2018 së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gëzim Kasapolli jemi takuar dhe kemi lobuar në Ministrinë e Arsimit në Kroaci, tek rektori dhe dekania e fakultetit filozofik”, ka shkruar deputetja.
Sipas saj, Ministria e Arsimit me ndihmës ministren, Franic e ka aprovuar projektin dhe sot është dëfinuar që në semestrin e dytë dimëror hapet Lekotrati ku do të ligjëroj një profesor nga Prishtina, Ranko Mataseviq nga Zagrebi.
“Të dashur bashkëatëdhetarë kjo është edhe një ndër premtimet e dhëna. Falendëroj ambasadorin e Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim!”, ka shkruar deputetja shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ Procesi i numërimit po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa pjesëmarrja në përfaqësitë diplomatike... -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin -
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind -
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Italia pranon sërish kthimin e azilkërkuesve, përfundon bllokada katërvjeçare me Zvicrën Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së për azilin, Italia ka sinjalizuar se... -
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore














