Integrimi
Lakuriqësia, mund t`i kushtojë Zanës me përjashtim nga CDU-ja
"Unioni... në Siegen-Wittgenstein bën me dije se veprimet e zonjushës Ramadani nuk janë në përputhje me vlerat e Unionit të të rinjve"
Protesta e Zana Ramadanit dhe pjesëtareve tjera të organizatës FEMEN në lagjen e njohur të prostitucionit në Hamburg, “Repperbahn” duket se do të prodhojë pasoja për politikanen e re të partisë CDU. Ajo, bashkë me aktivitetet tjera të organizatës të cilën e udhëheq, kishte protestuar në lagjen e përmendur gjatë janarit me gjoks lakuriq kundër detyrimit për t`u marrë me prostitucion. Në pjesën e zbuluar të trupave të tyre, protestueset kishin shkruar kërkesat si: “Destroy Sex-Industry (Shkatërrojeni industrinë e seksit) etj.
Meqë Zana, përveç në lëvizjen “FEMEN” është edhe anëtare e CDU-së dhe e forumit të rinisë së kësaj partie, bashkëpartiakët duket se nuk janë aspak të entuziazmuar me veprimin e saj. Gjë kjo aspak e habitshme për një parti konservative si CDU-ja.
Kështu, në faqen e internetit të unionit të të rinjve të CDU-së, veç tjerash shkruan: “Unioni… në Siegen-Wittgenstein distancohet shprehimisht nga aktivitetet e këtij grupi dhe bën me dije se veprimet e zonjushës Ramadani nuk janë në përputhje me vlerat e Unionit të të rinjve”. Më tutje politikanët e rinj i kritikojnë “metodat shumë të dyshimta dhe pjesërisht edhe të pashije të këtij grupi aktivistesh”.
Por, a janë këto kritika paralajmërim se Zana mund të “fluturojë” së shpejti nga CDU-ja? Unioni i të rinjve të kësaj partie në Siegen-Wittgenstein nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj.
Ndërkaq vetë Zana Ramadani nuk e ka lënë pa e komentuar atë që po zihet rreth saj: “Kjo është një fushatë shpifjesh. Unë vullnetarisht nuk do të braktis partinë. Kush dëshiron të më shohë jashtë partisë, duhet edhe të më përjashtojë. Protesta nudo qenka e papranueshme ndërsa gjinjtë nëpër reklama qenkan OK! Ai që tash bërtet zëshëm kundër fushatës sonë, duhet që së pari të shikojë para derës së vet”, ka thënë politikania (ende) e CDU-së.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












