Opinione
«Me Too», edhe për gratë viktima kosovare
Dëshmia e përjetimit të tmerrshëm të Vasfije Krasniqi-Goodman është një shkëndijë për shumë vajza (lexo shpesh, fëmijë të mitur) dhe gra të Ballkanit që kanë qenë viktima të dhunës monstruoze të hordhive policore, ushtarake, por edhe civile serbe gjatë luftës në Kosovë.
Dhunimi është përdorur qartazi si mjet lufte. Gratë kanë qenë shënjestër e veçantë e nacionalizmit serb, ngase femrat shqiptare janë konsideruar, nga një shtresë intelektuale serbe, si makina pjellëse që kanë ndryshuar, sipas tyre, realitetin statistikor serb në Kosovë. Kjo qasje e rritjes demografike të shqiptarëve ka qenë krejtësisht subjektive, ngase ka qenë e ndikuar nga verbërimi urrejtës i shkencëtarëve serbë, duke mos dashur të pranojnë realitetin socioekonomik shqiptar, të cilin vetë ata e kanë zhytur në vonesë, për qëllime politike dhe territoriale.
Natyrisht, çnjerëzimi i shqiptarëve në sytë e nacionalistëve të shumtë serbë, urrejtja dhe ndjenja e papërgjegjësisë të akteve të tyre (impunity) nga anarkia politike-juridike e krijuar, vetëm se e kanë inkurajuar përçmimin, përdhunimin e trupit dhe dinjitetit të grave shqiptare.
Në fakt, vajzat dhe gratë e dhunuara janë viktima të dyfishta, ngase kanë heshtur dhe nuk kanë dëshmuar për ferrin përdhunues që e kanë përjetuar nga frika se familjet e tyre do t’i përjashtonin. Ka shumë femra të tjera që asnjëherë nuk e kanë hapur këtë çështje nga frika e izolimit dhe stigmatizimit shoqëror.
Kjo dritare e ferrit nuk duhet mbyllur, përkundrazi, duhet hapur dhe trumbetuar për drejtësi, por edhe për të krijuar mekanizma që kësaj vuajtjeje në heshtje t’i vijnë në ndihmë shteti dhe bashkësia ndërkombëtare. Nuk ka qenë lehtë për Vasfijen dhe për të tjera gra të dëshmojnë, por përmes një guximi të tillë duhet të denoncohet dhuna e ushtruar dhe të kërkohet drejtësi ndaj vrastarëve për aktet e tyre të shëmtuara. Kështu edhe rikujtohet vepra e fundit e shtetit serb në Kosovë, sepse nga viti në vit, kujtesa po zbehet me një komplicitet institucional.
Tendenca aktuale e kampanjës ndërkombëtare «Mee Too» (Edhe unë), ku gratë denoncojnë përvoja të abuzimeve dhe përdhunimeve seksuale ndaj punëdhënësve, duhet të merret si shembull edhe për viktimat e dhunës së grave në Kosovë gjatë luftës së fundit, që të ngrenë zërin dhe t’i denoncojnë monstrumët përdhunues dhe ata që u kanë dhënë urdhra dhe lirinë që të sillen me gratë shqiptare sipas pulsioneve të tyre shtazarake. Ndoshta edhe kampanja «Me Too» do ta zgjeronte kështu diapazonin, duke u dhënë hapësirë edhe grave viktima të luftës që vazhdojnë të vuajnë në heshtje.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe













