Integrimi
Kusht për “Vizën “B”, dëshmia për integrim!
Edhe bashkëshortët-et e shtetasve zviceranë dhe të të huajve me leje të përhershme qëndrimi (vizë C) si dhe për personat nga vendet jashtë BE-së dhe Efta-s do të marrin lejen e qëndrimit (B) vetëm në raste se janë të integruar-a
Në të ardhmen e afërt leje qëndrimi në Zvicër mund të marrin vetëm ata të huaj që e dëshmojnë se janë të integruar. Kjo duhet të definohet në ligjin e revizionuar për të huajt, sipas detyrave që Qeveria Federale i ka ndarë kantoneve dhe organeve të federatës.
Edhe emri i ligjit do të ndryshojë. Ai në të ardhmen do të quhet “Ligji Federal për të huajt dhe për integrimin”, ka bërë të ditur qeveria sot përmes një kumtese.
Në bazë të këtij ashpërsimi, në të ardhmen edhe bashkëshortët-et e shtetasve zviceranë dhe të të huajve me leje të përhershme qëndrimi (vizë C) si dhe për personat nga vendet jashtë BE-së dhe Efta-s do të marrin lejen e qëndrimit (B) vetëm në raste se janë të integruar-a.
Sipas të drejtës së sotme, pas dhjetë vitesh qëndrimi në Zvicër të huajit i takon leja e përhershme (C) e qëndrimit, por pa të drejtë ankese. Ndërsa me të renë, i huaji do të ketë edhe të drejtën juridike për ta kërkuar statusin në fjalë, por, vetëm është i integruar. Madje, nëse dikush ka treguar sukses të veçantë në integrim ai do ta marrë vizën C brenda 5 vitesh.
Megjithëkëtë, as ligji i revizionuar nuk kërkon marrëveshje obliguese për integrim. Por marrëveshje mund të lidhen vetëm në rastet kur një i huaj ka mangësi në shkallën e integrimit. Në rast se nuk i përmbahet marrëveshjes, ai rrezikohet të humbë lejen e qëndrimit.
Kriteret kryesore për të përcaktuar shkallën e integrimit me ligjin e ri do të jenë: zotërimi i njërës nga gjuhët e vendit, respektimi i sigurisë publike dhe i vlerave të përcaktuara në kushtetutën federale si dhe gatishmëria për të marrë pjesë në jetën ekonomike ose për t`u arsimuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











