Shkurt.ch
Konstatohet arsyeja e vdekjes së djaloshit tetëmbëdhjetëvjeçar shqiptar
Në muajin shtator, një djalosh i ri shqiptar ishte gjetur i vdekur në një vendparkim në Bassersdorf të Zvicrës. Tani gjithçka është e qartë: Ai ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Djaloshi i ndjerë, i cili në muajin shtator u gjet i vdekur në një vendparkim në Bassersdorf, ka ndërruar jetë si pasojë e vdekjes natyrore. Me këtë, përjashtohet mundësia e ndikimit nga një person tjetër.
Djaloshi 18-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë nga një sëmundje që tek ai kishte ekzistuar, informon më tej Albinfo.ch.
Vdekja e tij pra nuk ka të bëjë aspak edhe me aksidentin e trafikut në të cilin ai me sa duket ishte përfshirë kohë më parë, ka njoftuar të premten Policia Kantonale e Cyrihut, përcjell Albinfo.ch.
Djaloshi ri ishte gjetur i shtrirë përtokë, i vdekur, pranë një veture të parkuar, e cila ka pasur gërvishtje nga një përplasje e freskët.
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













