Kosova
Zvicra e ndihmon Kosovën edhe në sistemin prokurorial
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, është shprehur se sfidë kryesore e institucionit të Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimeve të luftës, krimit të organizuar, terrorizmit, bartja e lëndëve nga EULEX-i te prokurorët vendorë që kanë të bëjnë me rastet e krimeve të luftës.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet, të cilin e ka njoftuar për funksionimin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial të Kosovës e posaçërisht atë të Prokurorisë Speciale, përcjell albinfo.ch.
Lumezi tha se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrijnë rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.
Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Prokurorisë së Shtetit me atë të Zvicrës në mbledhjen e informatave lidhur me veprat penale që mund t’i prekin këto dy vende.
Ndërkaq, ambasadori Lebet, ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, si dhe i ka ofruar mbështetjen e tij dhe të shtetit zviceran, për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













