Lajme
Edhe një javë afat për ofertat në PTK
Qeveria e Kosovës e ka shtyrë edhe një javë aftin tenderues për privatizimin e dy të tretave të PTK-së. Kjo e fundit është kompania më profitabile në Kosovë
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTT) ka marrë vendimin që të shtyjë për një javë datën e dorëzimit të ofertave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, shtyrja ka ardhur si rezultat i kërkesës së investitorëve për kompletimin e dokumenteve të tyre.
“Duke pas parasysh vëllimin e madh të dokumenteve të nevojshme për një proces të tillë kompleks të privatizimit si dhe për shkak të sqarimeve teknike të dhëna gjatë javës së kaluar nga autoriteti kontraktues, pas kërkesave të kompanive pjesëmarrëse në proces në lidhje me dokumentet tenderuese, është vendosë që afati të shtyhet për një javë”, sqaron MZHE.
Me këtë vendim, Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, sipas MZHE-së, favorizon konkurrencën e cila është vendimtare për suksesin e procesit të privatizimit, siguron respektimin e plotë të gjitha dokumenteve të tenderit dhe që procesi i privatizimit të përfundoj në mënyrë të rregullt.
“Data e re për pranimin e ofertave të PTK-së është caktuar të jetë 21 Marsi 2013 Ky vendim i KQP-së është marrë me rekomandimin e këshilltarëve ligjor të transaksionit dhe atyre strategjik të angazhuar në procesin e privatizimit të PTK-së”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kjo është hera e tretë që Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTT) e shtynë afatin e tenderimit. Herën e kaluar ku ndodhi pasi që Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe kjo u pa si masë lehtësuese për privatizimin e PTK-së.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














