Jeta në Zvicër
Sot votohet në kantonin Valais
5 nga gjithsejtë 6 kandidatët në garë do të zgjidhen në funksionin e ministrave në raundin e dytë të votimit në kantonin Valais
Në garë do të zgjidhen vetëm pesë nga gjashtë kandidatët në konkurrencë balotazhi: tre kandidatë të partisë PDC-CVP, si dhe nga një kandidatë të partive PLR-FDP, PS-SP si dhe SVP-UDC.
Gjatë raundit të parë, kandidati i UDC-SVP, Oscar Freysinger, ishte plasuar më së larti në raundin e parë, duke fituar 53’178 vota. Pas tij radhiten kandidatët e PDC-CVP, Jean-Michel Cina (50’256), Jacques Melly (47’589) si dhe Maurice Tornay (46’728). Socialistja Esther Waeber- Kalbermatten e kishte zënë vendin e pestë me 35’491 vota, para ish-kandidatit Christian Varone, i cili i fitoi vetëm 32’422 vota.
Pas raundit të parë, Christan Varone u tërhoq nga gara dhe në vend të tij, Komitetit drejtues i PLR-FDP, e ka propozuar unanimisht për kandidat të raundit të dytë, avokatin Léonard Bender.
Léonard Bender, i cili është nënkryetar i shoqatës albinfo.ch, si dhe një personalitet jo i panjohur për shqiptarët në Valais, në Zvicër dhe më gjerë, ka pasur shumë pak kohë për të zhvilluar fushatën, mirëpo mediet zvicerane theksojnë se ai ka qenë shumë energjik gjatë ditëve të kaluara.
Rezultatet e para të raundit të dytë priten të dihen që nga pasditja e së dielës.
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë











