Lajme
Afrim mes palëve por ende pa marrëveshje
"Besoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje. Ende nuk ka marëveshje por kurrë nuk kemi qenë më afër”, ka thënë Ashton
Ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes rrethi i shtatë i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Të dy këta, ashtu si edhe ndërmjetësuesja e dialogut, baronesha Catherine Ashton, u paraqitën rreth orës 23.20 në një konferencë për media.
Sipas Ashton, ende nuk ka një marrëveshje.
“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e rëndësishme. Ata janë treguar vendimtarë për të gjetur zgjidhje. Besoj se jemi shumë afër arritjes së një marrëveshjeje. Ende nuk ka marëveshje por kurrë nuk kemi qenë më afër”, ka thënë Ashton.
Ndërsa kryeministri Thaçi ka thënë se marrëveshja pritet ditët e ardhshme, transmeton indeksonline.
“Nuk mund të themi jemi afër ose larg, presim të arrihet kjo marrëveshje edhe në veri. Jemi të përkushtuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Kemi humbur shumë kohë. Tash është koha e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë”, ka thënë Thaçi.
Edhe Daçiq ka thënë se ende nuk dihet nëse marrëveshja është afër ose larg.
Takimi i ardhshëm dhe vendimtar do të mbahet më 2 prill.
“Ka qenë një ditë shumë e vështirë, meqë kemi folur për çështje që janë të diskutueshme për shekuj. Kam pasur konsultime disa herë me zëvendësin Vuçiq por ka qenë e pamundur të pranohet ajo që ka ofruar baronesha Ashton”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se për herë të parë nuk po prezantohet një ultimatum por po na nxisin të bëjmë një kompromis dhe në Ballkan nuk jemi mësuar me këtë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











