Shëndetësi
Sa fitojnë mjekët në Zvicër?
Të ardhurat e mjekëve të vetëpunësuar janë shumë më të larta se sa më parë. Këtë e ka treguar një studim i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), i cili u publikua të hënën. Të ardhurat mesatare kapin shumën deri 257,000 franga, shkruan albinfo.ch.
Në varësi të sektorit shëndetësor, të ardhurat janë edhe më të larta. Për shembull, neurokirurgët kanë të ardhura mesatare prej 697,000 frangash dhe gastroenterologët me 627,000 franga.
Mjekët e kujdesit primar kanë të ardhura mesatare prej 237,000 frangash. Specialistët e pavarur mjekësor fitojnë më së paku 183,000 franga në repartin e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve dhe 195.000 franga në psikiatri dhe psikoterapi.
Studimi bazohet në të ardhurat që i nënshtrohen AHV-së për vitet 2009-2014.
Studimi gjithashtu tregon se profesionistet mjekësore gra fitojnë sistematikisht më pak se burrat. Hendeku i të ardhurave është 29 për qind, shkruan BAG.
Të ardhurat e profesionistëve të pavarur mjekësorë janë studiuar edhe më herët. Megjithatë, studimet ishin të diskutueshme për shkak të dobësive metodologjike. Rritja e punës me orar të shkurtuar nuk ishte marrë parasysh. Në studimin e ri, të ardhurat tani janë standardizuar në pozita me orar të plotë.
Ky studim eliminon këto mangësi, shkruan BAG. Kjo tregon se të ardhurat e profesionistëve të vetëpunësuar të mjekësisë të standardizuara në pozicione të rregullta kohore janë rreth 30 për qind më të larta se shifrat e publikuara më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane















