CH-Ballkani
Analiza e Financial Times për idenë e ndarjes së territoreve
Gazeta britanike Financial Times ka vlerësuar se zyrtarët e SHBA-së dhe BE janë gjithnjë e më shumë "të nxehtë" dhe se Berlini "po zbut" qëndrim kur bëhet fjalë për idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, si një zgjidhje e problemit të Kosovës
Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.
“Zgjidhja e situatave konfliktuale shpesh kërkon nga udhëheqësit hapa të guximshëm, madje edhe ato që kanë qenë dikur tabu. Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Serbinë, Kosovën dhe rajonin e gjerë janë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e kujdesshme ndërkombëtare. Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më ‘të ngrohur’ për planin. Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet”, shkruan gazeta britanike.
Financial Times shkruan se historia ka treguar se “prekja” e kufijve në Ballkan është më e rrezikshme se në çdo pjesë të Evropës, por gjithashtu presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij Hashim Thaçi po lëvizin drejt një marrëveshje kyçe që synon normalizimin e marrëdhënieve, e cila përfshin pikërisht korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territorit, transmeton KosovaPress.
Tutje, në analizë thuhet se arritja e marrëveshjes do të nënkuptonte përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe daljen e Kosovës nga “limba ndërkombëtare” në të cilën bazohet në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, sipas FT-së, kjo do të kontribuonte në vazhdimin e procesit të eurointegrimit të të gjithë rajonit dhe do të forconte momentin e zgjidhjes së çështjeve komplekse të nisura nga bisedimet për emrin ndërmjet Athinës dhe Shkupit.
“Pasoja më e rrezikshme mund të ishte inkurajimi i liderëve të tjerë dhe njerëzve nga rajoni i ish-Jugosllavisë, kryesisht serbëve nga Bosnja, për të rikthyer kufizimet që nuk u pëlqen”, paralajmëron Financial Times.
Analiza thotë se të gjitha detajet e planit ende nuk janë të njohura, dhe presidentët Vuçiq dhe Thaçi janë të ftuar të paraqesin idetë e tyre në mënyrë më transparente.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












