Shkurt.ch
“Reforma, jo ashpërsim të politikave të azilit”
Këto komente ministrja Sommaruga i ka bërë në Bernë, në hapjen zyrtare të fushatës së një referendumi që do të mbahet në qershor për ndryshimin e politikave të azilit në Zvicër.
Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga, ka thënë se me ndryshimet e sistemit të azilit nuk bëhet fjalë për ashpërsim, po vetëm është një hap i rëndësishëm i një reforme gjithëpërfshirëse të azilit.
Sommaruga ka marrë kritika nga organizatat e majta dhe të migrimi për heqjen e azilit nëpër ambasadat zvicerane nëpër botë. Ajo ka bërë të qartë se efektet e masave nuk paraqesin ashpërsim të politikave të azilit.
“Nëse dikush në vendin e origjinës është kërcënuar apo ka marrë ndonjë dënim jo të drejtë, ai do të vazhdojë të marrë azil në Zvicër”, tha Sommaruga.
“Ka shumë mënyra për të shfrytëzuar mundësinë e të kërkuarit azil në një ambasadë zvicerane”, thotë Sommaruga. Shumë shpesh aplikohet ribashkimi familjar, që vazhdon të jetë e mundur. Zvicra është gjithashtu i vetmi vend në Evropë që kërkesat e tilla ende i pranon nëpër ambasada.
Kritikat për ndryshimet e politikave të azilit vijnë kryesisht për shkak të heqjes së të drejtës për të kërkuar azil edhe nëpër ambasadat zvicerane. “Gratë dhe fëmijët do të duhet të gjejnë rrugët e rrezikshme për të shpëtuar nga trafikantët”, thonë kundërshtarët e ndryshimeve të ligjit të azilit.
Sommaruga ka vënë në pah se ndryshimet urgjente janë në kontekstin e reformës së vazhdueshme të azilit. Të dyja paketat janë të dizajnuara për të siguruar që procesi i gjatë të përshpejtohet dhe në këtë mënyrë të drejtat dhe abuzimet të jenë të kontrolluara.
Për deputetin nacional të PS-së është e pranueshme që azilkërkuesit duhet të presin me muaj apo vite për një vendim. “Kjo nuk është e favorshme për integrimin”, tha Këshilltari federal i PS-së.
Në të ardhmen, shumica e procedurave të azilit do të përfundojnë për 100 ditë. Sido që të jetë, tashmë ndryshimet e ligjit të azilit janë në fuqi pas miratimit nga ana e parlamentit. Nëse qytetarët i thonë “jo” në referendumin e qershorit, atëherë masat do të bien në fund të shtatorit. Mirëpo, me një “po” të qytetarëve, ndryshimet do të përfundojnë në fund të muajit shtator të 2015-ës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”












