Jeta në Zvicër
Vazhdojnë të bien çmimet e banesave me qira
Lajme të mira po vijnë për qiramarrësit në Zvicër. Aktualisht, qiratë raportohet të jenë 0.5 për qind më të ulëta se në muajin e kaluar. Kjo është treguar nga indeksi i Pasurive të Patundshme të ImmoScout24 dhe nga kompania e konsulencës për pasuritë e paluajtshme IAZI. Për herë të katërt me radhë, pronarët zbresin normat e qirasë, shkruan albinfo.ch.
Mesatarisht, një apartament prej 100 metrash katrorë në Zvicër aktualisht kushton 2165 franga në muaj.
Por, në varësi të vendit, tregojnë qartë dallimet e çmimeve: deri tani më e larta janë qiratë në rajonin e Cyrihut, ku për një muaj një apartament i këtillë kushton 2,610 franga (0,1 për qind). Pastaj vjen Gjeneva (-0.6 për qind), Zvicra Qendrore (+0.9 për qind), Zvicra Veri-Perëndimore (-0.1 për qind) dhe Plateau Qendrore (+0.1 për qind). Janë veçanërisht të favorshme çmimet në Ticino, 1894 franga (-1.1 për qind).
“Nëse çmimet zbresin ose rriten, varet kryesisht nga kërkesat për apartamente”, thotë Martin Waeber, drejtor i ImmoScout24.
Nëse ka më pak hapësira për banim, çmimet rriten. Nga ana tjetër, nëse shumë apartamente mbeten të zbrazëta, atëherë qiramarrësit paguajnë më pak.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












