Jeta në Zvicër
A do të ketë rritje pagash vitin e ardhshëm në Zvicër
Norma e papunësisë, ekonomistët vlerësojnë një rënie të lehtë në 2.5 për qind
Në të vërtetë, është një lajm i mirë për punëtorët: pagat do të rriten me një mesatare prej një për qind nga viti 2019.
Mesatarisht, një për qind më shumë për paga në vitin 2019, dukshëm më shumë se në vitet e tjera. Kjo mund të na pëlqejë, por, nga ana tjetër, inflacioni po rritet me një për qind, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër çmimet e shumë mallrave kanë mbetur të njëjta ose madje kanë rënë në vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, pagat janë rritur. Një situatë e ngjashme ka ekzistuar për herë të fundit 30 vjet më parë.
Për shkak se inflacioni është gjithashtu në rritje, përfituesit e pagave duhet të pranojnë një humbje për herë të parë në vitin aktual. Më 2019, ata duhet të presin stagnim. Ky është përfundimi i arritur nga banka kryesore zvicerane UBS, në një studim për pagat, shkruan albinfo.ch.
Një total prej 324 kompanish ishin anketuar nga UBS.
Por kush, në fakt, ka për të shijuar rritjen e pagave? Vetëm punonjësit e industrisë së IT-së dhe Telekomit mund të regjistrojnë një rritje reale të pagave këtë vit. Vitin e ardhshëm, vetëm industritë kimike dhe farmaceutike mund të presin paga më të larta reale. Në të kundërtën, humbjet më të mëdha të pagave regjistrohen nga punonjësit e industrisë së mediave.
Në studim, kompanitë u pyetën gjithashtu për zhvillimin ekonomik. Rreth dy të tretat e kompanive presin rritje të moderuar ekonomike më 2019.
Të pyetur rreth zhvillimit të papunësisë, 69 për qind e të anketuarve mendojnë se shkalla e papunësisë prej 2.6 për qind do të mbetet e pandryshuar në vitin e ardhshëm.
Norma e papunësisë, ekonomistët vlerësojnë një rënie të lehtë në 2.5 për qind.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















