Lajme
S’ka rivotim në Kërçovë, Dehari kryetar
Gjykata Administrative ka hedhur poshtë ankesat e VMRO-DPMNE-së, për parregullsi dhe rivotime në Kërçovë. Me këtë rast, konfirmohet Dehari si prefekt i komunës
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Fatmir Dehari është konfirmuar kryetar i Komunës së Kërçovës për mandatin 4-vjeçar, kjo pasi që Gjykata Administrative ka hedhur poshtë ankesat e VMRO-DPMNE-së, për parregullsi dhe rivotime në Kërçovë.
Sipas një njoftimi, gjykatësit e kësaj Gjykate nuk kanë pranuar ankesat e partisë më të madhe maqedonase (VMRO-DPMNE), për rivotime në Zajaz dhe një vendvotim tjetër, ku ishin në pyetje rreth 3 mijë vota. Diferenca ndërmjet dy kandidatëve, ndërkaq ka qenë rreth 1400 vota.
Gjykata, siç raportoi INA, refuzoi ankesën e VMRO-DPMNE-së edhe për prishjen e votimit në vendvotimin 0793 në Kërçovë ku kjo parti ka marrë vetëm 3 vota përkundër mbi 800 votave që i ka marrë kandidati i BDI, Fatmir Dehari.
Sipas VMRO- DPMNE-së, kërkohej rivotimi në këto dy vendvotime për shkak të pretendimeve për parregullsi, ndërsa me rivotim partia e kryeministrit Nikola Gruevski, do t’i shtonte gjasat për përmbysje të rezultatit.
Sipas kodit zgjedhor, ka përfunduar afati i shqyrtimit të ankesave të partive politike nga Gjykata Administrative, ndërsa vendimet e saj janë përfundimtare dhe zyrtarizohet fitorja e të gjithë kandidatëve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit.
Gjykata Administrative gjithashtu ka hedhur poshtë edhe disa ankesa të bllokut opozitar maqedonas për rivotime në Aerodrom, Shtip, Prilep, si dhe 35 ankesat e Partisë për Ripërtëritje Demokratike (DOM) si dhe katër ankesat e Partisë Demokratike të Turqve për në komunën e Pllasnicës.
Kërçova një komunë e banuar me popullsi të përzier, shqiptarë, maqedonas, turq e romë, ka disa dekada që është administruar nga maqedonasit. Kjo është hera e parë që shqiptarët e fitojnë administrimin e komunës, e cila sipas regjistrimit të popullsisë, dominohet nga shqiptarët me mbi 55 për qind.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










