Lajme
BDI dhe PDSH bashkë në Strugë
Kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela ka marrë mbështetjen e plotë të partisë rivale BDI për zgjedhjet e balotazhit me 7 prill. Në fushatë, Selën po e mbështet edhe Labënishti
Dy partitë shqiptare, me ngarkesën më të madhe të urrejtjes ndërmjet veti (BDI dhe PDSH), janë bërë bashkë në komunën e Strugës, për ta sfiduar kandidatin maqedonas, të VMRO- DPMNE-së, në zgjedhjet e balotazhit që mbahen të dielën me 7 prill.
Kandidati që ka marrë më së shumti vota nga tabori i shqiptarëve, Ziadin Sela i PDSH-së, tanimë ka mbështetjen e plotë nga rivali i tij, Arben Labënishti, i cili humbi në raundin e parë. Ky i fundit përveç mbështetjes deklarative, tanimë po e shoqëron Selen edhe në fushatën zgjedhore.
Ziadin Sela zhvilloi takime edhe me banorët e fshatrave Misllodezhdë, Tatesh , Dobovjan dhe Veleshtë, ku i falënderoi ata për besimin e dhënë, por i ftoi njëkohësisht për përkrahjen edhe më 7 prill, pasi që sipas tij, bëhet fjalë për betejë kombëtare.
“Struga është interes i përbashkët për të gjithë neve. Ne tani ndodhemi para një moment shumë të rëndësishëm dhe ky moment është 7 Prilli. Zakonisht precedentët kur krijohen shndërrohen në principe. Struga kishte një precedent më 2009-ën, precedent që e krijuan vetë shqiptarët, e cila u kurorëzua me fitore”, tha Sela.
Ai tha se shqiptarët në zgjedhjet e balotazhit duhet të dalin masovikisht në zgjedhje, me qëllim që të japin një mesazh të fuqishëm palës tjetër.
“Mesazhi kryesor është që ne të krijojmë një fitore të thellë përballë atyre që thirren për shkelje të demokracisë në Parlament e nga ana tjetër aspak se kanë problem që të bëhen bashkë që ta prishin demokracinë në Strugë. E them këtë sepse demokracia në esencë është vullnet i shumicës”, tha Sela, raporton INA.
Një mesazh e ka dhënë edhe Arben Labënishti, duke ftuar votuesit shqiptarë për përkrahje masive.
“…jam bashkë me të (Selen), krah për krah edhe njëherë për të apeluar dhe për të çuar një mesazh përsëri tek të gjithë struganët, tek të gjithë ata shqiptarë që ja duan të mirën Strugës, ja duan të mirën familjarëve të tyre që më 7 prill të mbështesin kandidaturën e Ziadin Selës “, tha Labënishti.
Në raundin e parë zgjedhor, kandidati maqedonas Vlladimir Koçoski është renditur i parë më 15 mijë vota, pas tij ka qenë Ziadin Sela i PDSH-së me 10.360 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Arben Labënishti ka 8.600 vota, ndërsa RDK ka marrë rreth 2 mijë vota.
Maqedonasit në këtë garë kanë qenë vetëm me një kandidat, ndërsa shqiptarët me tre. Në balotazh, shqiptarët kanë më shumë gjasa, sepse tri grupet shqiptare kanë rreth 7 mijë vota më shumë se kandidati maqedonas.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












