Lajme
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vdekjen e gazetarit Mlladenov
Botuesi i revistës “Fokus”, Nikolla Mlladenov është aksidentuar për vdekje një javë më parë në afërsi të Shkup. Kërkohet hetim i pavarur rreth mënyrës së aksidentit
Vdekja aksidentale e gazetarit Nikolla Mlladenov, pronari i revistës “Fokus” në Maqedoni, ka ngjallë reagime në gjithë spektrin politik dhe shoqëror në këtë shtet. Partitë opozitare kanë kërkuar nga institucionet e Shkupit, analiza të detajuara ndërkombëtare rreth vdekjes së gazetarit Mlladenov.
Partia opozitare VMRO-Popullore, kërkoi një hetim të pavarur ndërkombëtare për të zbuluar shkakun e aksidentit tragjik, në të cilin humbi jetën Mlladenov. Sipas kësaj partie, një hetim ndërkombëtarë do t’i pastronte të gjitha dyshimet dhe versionet spekulative të vdekjes tragjike të gazetarit.
“Nuk është e lejueshme kundrejt opinionit, dhe nuk është njerëzore kundrejt familjes së të ndjerit, që shtatë ditë pas vdekjes së tij të mos ketë ende informacion nga organet kompetente. Kjo bën që opinioni të fillojë të krijojë versione dhe spekulime lidhur me ketë rast”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
“Duke vlerësuar momentin kur ndodhi aksidenti dhe për respektin ndaj gazetarit Mladenov, vlerësojmë se vetëm me ekspertizë ndërkombëtare do të dilte në shesh e vërteta e tragjedisë”, thuhet në reagimin partisë VMRO-Popullore, raportojnë mediat në Shkup.
Ndërkaq ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ka thënë se ekspertiza rreth vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov ka përfunduar, dhe do të dorëzohet tek hetuesit shumë shpejt. Ajo nuk dha detaje të tjera rreth hetimeve të kësaj vdekje.
“Sa i përket esencës dhe përmbajtjes të asaj që është konfirmuar në ekspertizë, pyetjet dhe përgjigjet do të duhet t’i drejtoni tek gjykatësi hetues, i cili është i vetmi kompetent që udhëheq hetimet në këtë moment. Ne kemi bërë ekspertizat teknike të krimit dhe gjatë ditës së sotme raportet do të prezantohen para hetuesit”, deklaroi Jankullovska
Ndryshe Mlladenov vdiq pas një aksidenti të rëndë në lagjen Hipodrom të Shkupit, gjatë kthimit nga Velesi. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










