Kosova
Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Gjermania ka ofruar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Kështu të paktën thuhet në letrën që kancelarja Angela Merkel ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me kërkesën e tij për ta ndihmuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook letrën e plotë të kancelares Merkel.
Letra
Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














