Kosova
Banka e Diasporës ende nuk do të hapet
Qëllimi i Bankës së Diasporës është lehtësimi i procedurave bankare për remitenca, transaksione dhe projekte investive
Ishte paralajmëruar se në Ditën e Flamurit Kombëtar, më 28 nëntor, sektorit bankar të Kosovës do t’i shtohej edhe një bankë.
Por, përpos një regjistrimi të kryer në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, nga disa investitorë shqiptarë në SHBA, nuk është bërë ndonjë lëvizje tjetër, raporton KTV.
Në Bankën Qendrore të Kosovës thonë se, pos takimit të mbajtur me Guvernatorin në prill të këtij viti, investitorët që kanë shprehur interesimin të hapnin Bankën e Diasporës nuk kanë aplikuar për licencë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ligjit të BQK-së, afati për licencimin e një banke është 90 ditë.
Kohavisioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Presidenti i Rrjetit Global të Diasporës, Nazar Mehmeti, por ka qenë e pamundur. Përgjigje nuk ka dhënë as Sekretari i Rrjetit, Ismet Smajli.
Burime të Kohavisionit brenda Qeverisë kanë treguar se fjalët e shumta të qeveritarëve për ofrim të kushteve për investime nuk kanë vlejtur edhe për mërgimtarët.
Sipas po të njëjtave burime, investitorët kanë hasur në pengesa të shumta për ta realizuar investimin në vendlindje, përfshirë edhe ballafaqimin me përpjekjet për ta dështuar në tërësi këtë investim.
Përveç fjalëve të shumta, Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, ka thënë se u janë vënë barriera burokratike.
Sido që të jetë këta investitorë nuk janë të vetmit që kanë shprehur interesim të hyjnë me investime në sektorin bankar.
Qëllimi i Bankës së Diasporës është lehtësimi i procedurave bankare për remitenca, transaksione dhe projekte investive.
Dërgesat nga diaspora kishin shënuar rritje vit pas viti.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, mbi 14 milion euro më shumë janë dërguar nga diaspora, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Për këtë, BQK-ja pati deklaruar se të ardhurat nga diaspora pritet të rriten edhe më shumë gjatë muajve në vazhdim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane















