CH-Ballkani
Sa para hynë dhe dolën nga Shqipëria dhe Kosova?
Pas Serbisë dhe Shqipërisë, për vlerën më të madhe të parave të hyra renditet Kosova, ku transfertat e hyra llogariten 759 milionë euro, ndërsa të dalat janë 35 milionë euro
Eurostat ka publikuar të dhënat mbi transfertat personale në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.
Në 2017-n transferatat që kanë hyrë në Shqipëri nga individët llogariten sipas Eurostat 872 milionë euro. Ndërsa transfertat që kanë dalë nga Shqipëria llogariten rreth 72 milionë euro.
Në këto transferta përfshihen edhe paratë që emigrantët dërgojnë në vendet e tyre të origjinës, ‘monitor’.
Ndër vendet e kandidate për t’u anëtarësuar vlerën më të madhe të transfertave të hyra e ka Serbia, ku gjatë 2017-s llogariten rreth 2.9 miliardë euro, ndërsa transfertat e dala llogariten sipas Eurostat rreth 201 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Pas Serbisë dhe Shqipërisë, për vlerën më të madhe të parave të hyra renditet Kosova, ku transfertat e hyra llogariten 759 milionë euro, ndërsa të dalat janë 35 milionë euro.
Në Turqi transfertat në 2017-n ishin 657 milionë euro. Vlerën më të ulët për sa i përket transfertave nga BE-ja e ka Maqedonia me 194 milionë euro të hyra dhe 18 milionë euro të dala.
Në total vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian përgjigjen për 13% të transfertave të dala nga BE-ja.
Eurostat ka përllogaritur se rezidentët e BE-së kanë dërguar në vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian gjatë 2017-s 32.7 miliardë euro, ndërsa transefertat e marra nga vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian llogariten rreth 10.7 miliardë euro.
Pjesa më e madhe e transfertave personale përbëhen nga paratë që dërgojnë emigrantët në vendet e tyre të origjinës.
Nga të dhënat e Eurostat, transfertat ishin më të larta në vende si Franca me 10.6 miliardë euro, Spanja me 7.3 miliardë euro, Mbretëria e Bashkuar me 6.8 miliardë euro dhe Italia me 6.1 miliardë euro.
Në kontrast në vende të tjera të Evropës transfertat e hyra janë më të larta se paratë që kanë dalë jashtë vendit. Transfertat e hyra më të larta brenda BE-së ishin në Portugali me 3.6 miliardë euro, në Poloni me 3.1 miliardë euro, Rumani me 2.8 miliardë euro dhe Mbretëri e Bashkuar me 2.3 miliardë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën Konsorciumi Eurosam del përpara, duke propozuar një sistem alternativ ndaj Patriot. Por një ndërprerje e negociatave... -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike -
Ndalimi i burkinit në Gjenevë u bllokua pasi qeveria e shpalli propozimin të paligjshëm -
Janë gjetur grimca metali në këto çokollata: COOP i tërheq nga tregu















