E-Diaspora
Arrestohet trafikanti me lëndë narkotike në një vlerë prej 1.1 milion euro
Gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia ka konfiskuar 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë të tregut të zi prej rreth 1.1 milion euro.
Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellwangen dhe policia kriminale në Aalen, informon Albinfo.ch.
Që prej një kohe të gjatë, ata e kanë pasur nën vëzhgim vozitësin shqiptar 30-vjeçar, si një anëtar i dyshuar i një bande të lëndëve narkotike nga zona e Aalen.
Në bashkëpunim me kolegët bavarez të policisë së trafikut në Aschaffenburg, vetura e personit ishte ndaluar qëllimshëm dhe me objektiv gjatë ditës së mërkurë në autostradën A3. 30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen. Ai është arrestuar dhe të enjten ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest, shkruan më tej Albinfo.ch.
Në rrethinën e Ludwigshafenit, ai ishte lajëmruar me identitet të rremë.
Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Që atëherë, ata kanë qenë në paraburgim.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje











