Kosova
Sa janë të sigurta sigurime pensionale?
Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues
Kthimi i akumuluar i investimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës në tregjet financiare ndërkombëtare është rreth 465 milionë euro, me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind që nga viti 2009, bëjnë të ditur zyrtarë të këtij institucioni.
Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard euro me rreth 600 mijë kontribuues.
Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se analizuar në periudha të ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur lëvizje pozitive në të gjithë treguesit nga investimet e bëra, përcjell albinfo.ch.
“Në fund të vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milionë euro dhe me një rritje të çmimit të njësisë prej 70 për qind nga atëherë. Po ashtu, për 5 vjetët e fundit (e deri në fund të 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milionë euro dhe çmimi i aksionit ishte ngritur për rreth 50 për qind”.
“Trusti e ka rritur vlerën e mjeteve për qindra milionë euro nga investimi i tyre në tregjet financiare, dhe bazuar në këtë historik, del se siguria e investimeve ka qenë e lartë dhe padyshim e duhur”, thotë Demi.
Sa i përket vitit 2018, Demi thekson se ky vit ka qenë me luhatshmëri më të forta dhe më të shpeshta në tregjet financiare ndërkombëtare, megjithatë, deri në fund të tremujorit të tretë, shton ai, kthimi bruto nga investimet ka qenë pozitiv prej rreth 22 milionë euro.
Pavarësisht fitimeve nga kthimi në investim, i parave të Fondit të kursimeve pensionale, Milazim Abazi, ekspert i çështjeve financiare, u tërheq vërejtjen autoriteteve kompetente që të kenë parasysh sigurinë e pareve, likuiditetin dhe kthimin në investim.
Trusti i Kursimeve Pensionale, thotë Demi duhet të përcjell në baza ditore ecurinë në tregjet financiare në mënyrë që paratë e kursimeve pensionale të qytetarëve të investuara jashtë tregjeve të Kosovës të jenë të sigurta.
Sipas tij, investimi i parave të Fondit të Kursimeve Pensionale në Kosovë është më i sigurt, sesa disa investime që i ka bërë Trusti në tregun ndërkombëtar.
Ndërkohë, Trusti i Kursimeve Pensionale ka bërë investim të këtyre mjeteve edhe në Kosovë, tregon Jeton Demi zëdhënës në këtë institucion, por që ata janë bërë në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës.
“Kemi një shtim të investimeve në vend kryesisht në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Në këtë vit kemi arritur shifrën e gati 250 milionë euro investim në Kosovë. Pra, kemi rritje dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve me mundësi të reja të shfaqura nga emetimi i letrave me vlerë që Qeveria e Kosovës ka bërë viteve të fundit duke emituar edhe borxhe më afatgjata”, thekson Demi.
Ndryshe, të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind paguan punëdhënësi, kurse pesë për qind nga paga e të punësuarit.
Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pension.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci













